Bari/ Sekuestrohen 500 kg marijuanë, dyshohet se vinte nga Shqipëria

0
191

drogaaaaPolicia Shqiptare dhe Guardia Di Finanza dhanë detaje për 500 kg drogë të  kapur në det dhe që ishte nisur nga Shqipëria drejt Italisë. Sipas policisë Gomonia mbahej nën vëzhgim prej datës 1 shkurt dhe se operacioni i përbashkët u zhvillua në 2 shkurt.

“Falë operacionit të përbashkët u sekuestrua sasia e lëndës cannabis sativa por trafikantët arritën t’i shpëtonin forcave të policisë së tre vendeve të aktivizuara në këtë operacion.Policia shqiptare në datën 1 shkurt mori një informacion që  një mjet rreth 20 milje nga bregu shqiptar do të bënte shkëmbimin e një sasie lënde narkotike me një peshkarexhë të huaj të dyshuar si italiane.Ky informacion u nda me homologët italianë me Guarda Di Finanza, me zyrën Interforce dhe gjatë gjithë kohës së bashku me kolonelin kemi ndjekur informacionin për identifikimin e mjeteve.Nga ndjekja që iu bë nga roja bregdetare e Malit të Zi dhe Policia Kufitare, ky mjet arriti të largohej.Gjatë zhvillimit të operacionit, nga ndjekja që u bë nga Guarda Di Finanza nga toka dhe nga ajri, mjeti për të shtuar shprejtësinë e të largohej sa më shpejt hodhi ngarkesën në det, ngarkesë e cila u sekuestrua nga Guarda Di Finanza e Italisë.”

Një operacion i Guardia di Financias në Bari ka çuar në sekuestrimin e më shumë se gjysmë toni kanabis sativa që dyshohet të jetë nisur nga Shqipëria. Sipas përllogaritjeve në rast se kjo sasi droge do të shitej me çmime pakice do kapte shifrën 5 milionë euro.

Burimeve zyrtare kanë komunikuar se lënda narkotike po transportohej me një skaf 10 metër të gjatë, i cili ishte i pajisur me dy motorë mjaft të fuqishëm.

Pas zbulimit nga një avion patrullues italiane kanë nisur menjëherë ndjekjen ndaj skafit. Drejteusit e mjetit lundrues kanë ndryshuar kurs, duke u arratisur pranë kufirit detar midis Shqipërisë dhe Malit të Zi.

Gjatë ndjekjes ata kanë hedhur në det edhe një pjesë të drogës që transportonin, ndërkohë që nuk është bërë e mundur kapja e tyre. Sipas hetimeve paraprake, dyshohet se vendndodhja aktuale e personave që po transportonin lëndën narkotike është në veri të Shqipërisë.

Autoritete italiane theksuan se droga u zbulua në mënyrë rastësore, pasi patrullat prej kohësh po mbikqyrin detin për shkak të krizës së emigrantëve dhe mundësisë së përfshirjes së Italisë në intinerarin e tyre. Ata deklaruan gjithashtu se kanë njoftuar autoritetet shqiptare dhe italiane për të bashkëpunuar në kapjen e autorëve dhe zbardhjes së plotë të ngjarjes.

Një ditë më parë u daluan dy shqiptarë me nje gomone

Një ditë më parë  dy shtetas shqiptarë F,M 23 vjec e K.E 55 vjec janë ndaluar nga policia italiane ndërsa udhëtonin nga Italia drejt Shqipërisë në bordin e një gomone brenda së cilës janë gjetur 11 bidonë benzinë.

Policia financiare italiane në bashkëpunim me sektorin operativ të marinës së qytetit të Tarantos kanë ndaluar në zonën Torre Chianca në kufi me provincën e Brindizit gomonen në ngjyrë të verdhë e gjatë 5 metra e cila po udhëtonte drejt Shqipërisë.

Dy shqiptarët që udhëtonin me të kanë deklaruar se gomone ia kanë blerë një nënshttasi italain. Shqiptari K.E 55 vjec rezulton klandestin në shtetin italian. Ende nuk dihen arsyet e transportimit të bidonave të benzinës nga Italia drejt Shqipërisë.

Gomonia me 11 bidona benzinë e kapur në afërsi të Brindizit.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency