Aleatët e mazhorancës i janë drejtuar vilës qeveritare ku po zhvillojnë takimin e përjavshëm kordinativ për qeverisjen.
Në “Vilën 30” fillimisht ka mbërritur në këmbë kryeministri Rama i shoqëruar nga Ministrat Tahiri, Ahmetaj dhe kreu i grupit parlamentar të socialistëve Gramoz Ruçi.
Më pas takimit i është bashkuar kryeparlamentari Ilir Meta me përfaqësuesit e LSI dhe kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi.
Mendohet se temë kryesore e diskutimit do të jetë Byroja Kombëtare e Hetimit, por edhe çështje të ekonomisë.