Penelope Cruz ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve mbrëmjen e sotme në premierën e Zoolander No.2 në Londër.
Aktorja spanjolle dukej e mrekullueshme e veshur me një fustan me copë metalike në tapetin e blu.
41 vjeçarja më pas i është bashkuar yjeve të tjerë të Hollywood Ben Stiller, Will Ferrell, Christine Taylor, Kristen Wiig dhe Owen Wilson.