Digjet banesa në Tiranë, shpëton çifti me foshnjën 7 muajsh humb jetën fëmija 4 vjeç

0
178

 

download (3)Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë mbrëmjen e djeshme një banesë në zonën e Unazës së re në kryeqytet. Burime të policisë të cilat shkuan menjëherë në vendngjarje raportuan për një zjarr të fuqishëm, shkaqet e të cilët dyshohet se ka qenë një shkëndijë elektrike. Zjarri ra rreth orës 16:30. Mësohet se banesa që u përfshi nga flakët ishte  në pronësi të shtetasit A.Nezha. Ky i fundit kishte dy fëmijë. Njëri 7 muajsh dhe tjetri 4 vjeç. Në atë moment në banesë ka qenë e gjithë familja. Ndërkohë mësohet se si pasojë e këtij zjarri ka humbur jetën një fëmijëe 4 vjeç, që në ato moment ndodhej në banesë së bashku me prindërit dhe një foshnje 7 muajshe. Zjarrfikësit mundën të nxirrin nga banesa prindërit dhe foshnjën e tyre, ndërsa fëmija 4 vjeç mbeti mes flakëve. Në vendin e ngjarjes shkuan tre zjarrëfikëse. Ata evakuuan familjen dhe banorët e pallatit nëpërmjet shkallëve. Ndërkohë prindërit dhe foshnja e tyre 7 muajshë u shoqëruan menjëherë në spital për të marrë ndihmën e parë, si pasojë e asfiksisë që pësuan nga tymi në banesë. Banorët e pallatit të cilët janë evakuuar nga pallati  janë shprehur të pakënaqur nga puna e policisë. Ata u shprehen se policia nuk ka marrë parasysh  kërkesën e tyre për të hyrë në pallat sepse atje ndodhej dhe një fëmijë i vogël. Po kështu ata akuzojnë edhe zjarrëfikëset të cilat janë paraqitutr të paktën 30 minuta me vonesë. Sipas banorëve të pallatit, shërbimi i policisë dhe ai i zjarrëfikëseve ka qenë shumë i mangët, për pasojë solli edhe tragjedinë në familjen Nezha, që humbi fëmijën e tyre vetëm 4 vjeç.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency