Shuhet akademiku që sfidoi sëmundjen për të vërtetat e historisë

0
198

10418992_787780927923752_650390548945501296_n K.Frasheri_95_vjetori u2_kristofr vasil toe 1-2 1101frasherikristo K.Frasheri_95_vjetori u2_kristofr vasil toe 12647109_1000887339986570_303337307383422884_n 12661954_1000887393319898_4020938019719077704_n 12662650_1000887326653238_8095938452277503497_n 12662650_1000887326653238_8095938452277503497_n (1) 12669523_1000887373319900_5282233315650690544_n 12647038_1000887356653235_640667348928410312_nProf. Dr. 

 

Kristo Frashëri humb betejën me sëmundjen, trupi i tij lihet në morg. Të afërmit mbyllin dyert e shtëpisë.  I biri: “Nuk do te ikte nga kjo bote pa u bindur se ka lene pas faktet e shkuara për Shqipërinë dhe shqiptarët”. Kthetrat e vdekjes morën në thellësinë errësirës së mbrëmjes së 31 janarit mjeshtrin e madh, historianin dhe akademikun Prof.Dr. Kristo Frashërin. Prej disa vitesh në betejë me sëmundjen për hir të të vërtetave të historisë, akademiku humbi luftën në moshën 96 vjecare. Ishte Akademia e Shkencave ajo që njoftoi ndarjen nga jeta të personalitetit të shquar të historisë duke shprehur edhe ngushëllimet. Miqtë, të afërmit do ta nderojnë akademikun më 3 shkurt nga ora 12.00-13.00 në Akademinë e Shkencave. Ai iku i  bindur për atë që la pas, ashtu sikur u shpreh djali i tij gjatë 95 vjetorit të të atit, Gjergji Frashëri, “Ai nuk do të ikë nga kjo botë, derisa të jetë i  bindur se u ka lënë brezave të rinj faktet e shkuara për Shqipërinë dhe shqiptarë.”

 

Por sot, dera e shtëpisë së akademikut në lagjen “Ali Demi” ishte e mbyllur, dhe të afërmit nuk pranuan askënd në shtëpi. Ata shprehen vetem se nuk duan asnjë njeri, për të cdo nderim duhet të shkojnë në Akademinë e Shkencave. Ndërsa edhe kjo e fundit duket se e ka harruar akademikun e njohur, trupi i tij i pajetë është lënë në morgun e QSUT dhe do të qëndrojë deri në kryerjen e ceremonisë zyrtare.

 

Prof. Dr. Kristo Frashëri është djali i parë i patriotit dhe rilindasit Anastas Frashëri dhe i Evdhoksi Tole-Ogrenit. Ai rrjedh prej njërës nga dinastitë e familjeve të Frashërit të Përmetit. Ai u shkollua në vitet e monarkisë zogiste, përjetori vitet e okupacionit italian dhe gjerman, Luftën e dytë Botërore. Ishte pjesë e ndryshmeve për gati pesë dekada diktaturën komuniste, por pa u  bërë asnjherë pjesë e politikës. Edhe pse në moshë të thyer akademiku ishte pjesë tranzicionit dhe ndryshimeve demokratike që përjetoi Shqipëria pas viteve ’90.

 

Prof. Dr. Kristo Frashëri ka një prodhimtari të pasur shkencore, për një periudhë 70 vjecar dhe hartues i disa teksteve shkollorë të cilat përcojnë dije te brezat e ardhshëm. Që prej botimit të shkrimit të tij të parë 1938, ai ishte pjesë e diskutimeve mbi temave të ndryshme të historisë dhe politikës, por edhe ekonomike, shoqërore e kulturore. Historiani ka hedhur dritë në disa pika kyce të historië dhe personazhe politke si Ahemt Zogu dhe Enver Hoxha.

Në studimet e tij, profesor Frashëri ka ngulmuar të sqarojë me argumentae e dokumente bindëse të vërtetat e historisë. Ai me durim dhe urtësi ka lënë pas me veprat e tij leksione dhe shembullin e papërsëritshëm të dinjitetit kombëtar. E gjitha prodhimtaria e tij 70 vjecare është një bibliotekë e vyer për edukimin atdhetar të brezave.

 

Kush ishte Prof. Dr Kristo Frashëri?

 

Familja e akademikut nga fshati Frashër i Përmetit, një fshat i krishterë dhe ku jetonin kryesisht bejlerë, u zhvendos në Stamboll, aty ku ka edhe vendlindjen Prof. Dr. Kristo Frashëri.

Tirana i hyri mënjeherë në zemër, kur ai u riatdhesua në Tiranë më 1927. “Tirana, qytet i dashur, qytet me njerëz të mire. Tirana ishte shumë qytet i bleruar, shtëpitë kishin oborre të mëdha, të tëra me pemë.”, ky ishte imazhi që akademiku do të mbanjë në mendje . ai ishte vetëm 19 vjec kur vendi u pushtua nga Italia fashiste në 1939 dhe prej asaj dite ai u rreshtua ne radhët e ushtrisë nacionalclirimtare. E për këtë shkak ai humbi edhe mundësinë e studimeve universitare jashtë vendit në 1942. Ai doli nga partia Komuniste, por mundi ti shpëtonte eleminimit me pushkatim dhe gjithashtu humbi të drejtën e studimit jashtë vendit.

Ndëra deri në 1951 ai punoi në Bankën e Shtetit dhe në prill të 1953, ai kaloi punonjës në Institutin e Shkencave, në Sektorin e Historisë së Shqipërisë, pastaj në Institutin e Historisë dhe të Gjuhësisë, më pas në Institutin e Historisë, në të cilin punoi deri sa doli në pension në vitin 1991.

 

Ndryshimet që ndodhën në Shqipëri në dhjetorin e vitit 1990 bënë që Kristo Frashëri të solidarizohej me valën e demonstratave studentore. Me këto ndryshime u zhdukën kufijtë politikë dhe ideologjikë që e kishin penguar atë, si gjithë të tjerët, të shprehte lirisht pikëpamjet e tij në të gjitha fushat e mendimit dhe të veprimit. Ai e konceptonte demokracinë si universin e lirisë, kufijtë e së cilës ndaleshin aty ku cenoheshin të drejtat e të tjerëve. Por përsëri Kristo Frashëri vendosi të qëndronte larg cdo partie.
Jeta e një personaliteti të papërsëritshmë për vendin do të përshkruhet në librin “Jeta e një historiani”, i prezantuar në panairin e 17 të librit në 2014. E shkruar me dorën e tij, historiani rrëfen të gjitha faktet e jetes me vërtetësi. Në këtë rrëfim Kristo Frashëri sfido sëmundjen për tu lënë pas një pasuri të vyer për brezat e rinj, atë të një akademiku lëvrues i historisë politike, i historisë social-ekonomike, është historian i kulturës e historisë së feve. Historiani Frashëri mban shumë vlerësime, ndër të cilat janë dhe “Mjeshtër i madh” dhe “Nderi i Kombit”.  P.S

Publikime (Monografi, Vepra kolektive, Përmbledhje studimesh)

 

“Principata e Arbërisë : 1190-1215” (2014)

“Jeta e një historiani” (2014)

“Ahmet Zogu : vështrim historik” (2014)

“Etnogjeneza e shqiptarëve – Vështrim historik” (2013)

“Historia e Dibrës” (2012)

“Lidhja Shqiptare e Prizrenit 1878-1881” (2012)

“Ismail Qemali – Album” (2012)

“E vërteta mbi Shqiptarët e Maqedonisë dhe shtrembërimet e Enciklopedisë së Shkupit” (2010)

“Historia e Kosovës. Dardania (Kosova Antike)” (2009)

“Skënderbeu i shpërfytyruar “ (2009)

“Bajroni në Shqipëri dhe takimet me Ali Pashë Tepelenën (Vjeshtë 1809)” (2009)

“Historia e qytetërimit shqiptar (Nga kohët e lashta deri në fund të Luftës së Dytë Botërore)” (2008)

“Shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë : (28 Nëntor 1912)” (2008)

Historia e lëvizjes së majtë në Shqipëri dhe e themelimit të PKSH-së (1878 – 1941)” (2006)

“Identiteti kombëtar shqiptar” (2006)

“Historiografia shqiptare në tranzicion” (Tiranë, 2006)

“Skënderbeu në burimet dokumentare shqiptare në shek. XV” (2005)

“Himara dhe përkatësia etnike e himarjotëve “ (2005)

“Historia e Tiranës” (2004)

“Gjergj Kastrioti Skënderbeu. Jeta dhe vepra” (2002)

“Historia e popullit shqiptar” vëll. II, (2002), (bashkautor).

“Lidhja Shqiptare e Prizrenit 1878–1881” (1997)

“Histori e Shqipërisë” vëll. II. (bashkautor dhe bashkëredaktor), (1984)
“Abdyl Frashëri” (1984)

Bashkëautor i “Histoire de l’Albanie” (Lion, 1974)

Autor i teksteve të historisë së Shqipërisë për shkollat e mesme gjatë v. ‘70–‘80

“Histori e Shqipërisë”, vështrim i përgjithshëm e i përmbledur që nga parahistoria deri në v. 1960 (botuar në disa gjuhë të huaja (1964)

“Vështrim mbi Gjergj Kastriotin – Skënderbeun (1958)

“Vështrim mbi jetën dhe veprën e Sami Frashërit (1954)

“Histori e Shqipërisë” në dy vëllime (botim i USHT, 1959, 1965), autor i kapitujve që trajtojnë historinë mesjetare të Shqipërisë dhe periudhën e Rilindjes Kombëtare

 

Kristo Frasheri ne Akademinë e Shkencave

 

Një moment i veçantë në jetën e prof. Frashërit ishte emërimi i tij, në vitin 1997, si zëvendëskryetar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë. Gjatë mandatit të tij, u hartua dhe u miratua statuti i ri i Akademisë, në bazë të të cilit, anëtarët e kryesisë së institucionit më të lartë shkencor të vendit, duhet të jenë akademikë. Në mbledhjen e senatit të Akademisë, më 28 prill 1998, ai nuk u zgjodh akademik. Si rrjedhim ai dha dorëheqjen, duke kërkuar daljen në pension, ne 1999.  Ai punoi ne mënyrë të pavarur në shtëpi, për këtë institucion sprovuar sedhe pleqërinë e thellë, e konsideroi njësoj si rini.

Mesazhe ngushëllimi

 

Ngushëllimi i Akademisë së  Shkencave

 

Ditën e dielë më datën 31 janar 2016 në mbrëmje, nga një vdekje natyrale u nda nga jeta në moshën 96 vjeçare Akademiku Prof. Dr. Kristo Frashëri. Akademia e Shkencave i shpreh ngushëllimet më të thella fëmijëve, familjarëve e të afërmve për humbjen e këtij personaliteti të shquar të historisë e të mbarë kulturës shqiptare. Ceremonitë në nderim të Tij do të mbahen ditën e mërkurë datë 3 shkurt 2016, nga ora 12.00-13.00 në Akademinë e Shkencave.

 Meta: Frashëri bëri shqiptarët të njihnin vetveten

 

Me hidhërim të thellë mësova ndarjen nga jeta të Kristo Frashërit, Profesorit dhe Mësuesit, Historianit të madh dhe Njeriut modest që ka bërë histori.

Mësova se u ndërpre një jetë që ishte gati të kapërcente pragun e 100 viteve të stuhishëm; Një jetë që, edhe shekullit të trazuar që kemi lënë pas, edhe këtij shekulli që jetojmë, i dha deri në fund punë dhe aktivitet të vyer, i dha portretin e një Rilindasi modern dhe bashkëkohës. Pinjoll i mençur me një mbiemër të merituar që i ka dhënë aq shumë vendit, intelektual i klasit të parë dhe Akademik i tëe njëjtit klas, Profesor Frashëri është pjestar i një brezi të jashtëzakonshëm shqiptarësh të rrallë e të mëdhenj.Duke nisur me Gjergj Kastriotin e duke përfunduar me debate politike e historike të ditës, Profesor Frashëri, ky Rilindës modern i mendimit, ka dhënë fjalën dhe mendimin e tij të rëndë.

Duke shkruar për historinë e vjetër dhe të re të Shqipërisë, Profesor Frashëri ka bërë të mundur që ne shqiptarët të njohim më mirë vetveten, njëri-tjetrin, por dhe vendin që zemë në raport me popuj të tjerë.Duke na bërë të njohur çfarë kemi qenë, ka ndihmuar të kuptojmë se çfarë do të bëhemi.Mirënjohje pafund për Profesor Kristo Frashërin. Njerëzve të tillë të rrallë është pothuaj e pamundur t’u thuash ashtu siç e meritojnë, t’u thuash shqip e thjesht: faleminderit për gjithçka!

Veliaj: Prof. Frashëri na kujtoi se historia behet me pune

 

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili në 18 janar i dorëzoi akademikut Kristo Frashëri titullin “Qytetar Nderi”, ka shkruar në mesazh ngushëllimi për të afërmit dhe miqitë. “Kristo Frashëri na kujtoi se s’kemi ardhur nga hiçi dhe se historinë duhet ta bëjmë me punë çdo ditë! Prehje në paqe!”, shkruan në tëitter, Veliaj.

Akademiku Vasil Tole 

 

Akademiku dhe personaliteti i shquar i kultures sone kombetare Prof. Dr. Kristo Frasheri u nda nga jeta me daten 31 janar 2016 nga shkaqe natyrale. Ngushellimet me te thella femijeve, familjareve, te afermve e kolegeve. I perjetshem kujtimi!

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency