Korrupsioni në gjyqësor/Gjyqtarja kallëzon në polici biznesmenin: Donte të më jepte 5 milion lekë ryshfet

0
198

drejtesia-cekiciShpallet në kërkim një biznesmen. Për herë të parë gjyqtarët kallëzojnë tentativën për korrupsion në radhët e tyre. Një gjyqtare administrative nuk bie pre e korrupsionit duke lajmëruar policinë për veprimin e biznesmenit

Deri tani asnjë gjyqtarë nuk kishte kryer një veprim të tillë. Të gjithë e dinin që korrupsioni ishte ulur këmbëkryq në radhët e gjykatave. Por më në fund një gjyqtare tregoi të vërtetën. Selvije Gjonçaj gjatë ditës së djeshme ka denoncuar një rast korrupsioni pranë Policisë së Shtetit dhe prokurorisë së krimeve të Rënda. Ajo ka rrëfyer sesi një biznesmen i kishte ofruar 5 milion lek ëtë vjetra në këmbim të një favori. Bëhet fjalë për bisnesmenin Ervin Braho. Ky i fundit kishte një çështje civile me gjyqtaren në fjalë. I bindur se nuk mund ta fitonte, ai është ofruar me para për të mbyllur gjithçka. Por veprimi i biznesmenit është kallëzuar menjëherë në polici dhe prokurori si rast korrupsioni.

Shpallja në kërkim

Mësohte se Policia e Shtetit dhe Prokuroria e Krimeve të Rënda e kanë shpallur në kërkim biznesmenin . Kërkohet arrestimi i menjëhershëm i tij. Mësohet se biznesmeni Braho, është kallëzuar nga gjyqtarja e Gjykatës Administrative në Tiranës, Selvije Gjonçaj pasi ka tentuar ta korruptoj me shumën prej 5 mln lekë të vjetra. Sipas burimeve nga Prokuroria e Krimeve të Rënda 35- vjeçari Ervin Braho mësohet se është biznesmen në fushën e hekurit. Ai ka dy kompani të ndryshme, ndërkohë është bashkëortak edhe në ndërtimin e hidrocentralit te Shkopetit HEC-in mbi lumin Mat. Në këtë fushë ai operon prej vitesh. Sipas të dhënave nga Gjykata Administrative bëhet e ditur se biznesmeni Braho është në gjyq prej dy vitesh me Ministrinë e Ekonomisë. Ai e ka paditur këtë institucion dhe kërkon prej tij një shumë të konsiderueshme parash në formë dëmshpërblimi. Kjo padi, mësohet se është bërë nga kompnia “ALBANIAN HIDROPOËER 2013” e cila në nëntor të 2014 ka fituar tenderin për ndërtimin e HEC-it mbi lumin Mat. Por bllokimi i kësaj kontrate, e ka detyruar Brahon të bëjë padi në Gjykatën Administrative duke kërkuar dëmshpërblim nga Ministria e Ekonomisë për prishjen e kontratës së njanshme. Për të fituar në favor të tij procesin gjqyësor, mësohet se biznesmeni Braho ka takuar në zyrë gjyqtaren Gjonçaj. Në bisedë e sipër 35- vjeçari i shpallur në kërkim i ka lënë në zyrë një zarf me shumën prej 5 mln lekë të vjetra gjyqtares dhe është larguar. Kundërshtimeve të gjyqtares, thuhet në kallëzim, biznesmeni Braho i është përgjigjur me buzëqeshje. Ai nuk ka pranuar të marrë mbrapsht zarfin dhe është larguar nga ndërtesa. Në këto kushte, gjyqtarja ka njoftuar policinë dhe Prokruorinë për Krime të Rënda, ku edhe ka deponuar kallëzimin penale. Mësohet se janë sekuestruara parat, pamjet filmike të gjykatës ku duket qartë momenti kur biznesmeni Braho hyn dhe del nga zyra e gjyqtares si dhe këresa që sekretarja e gjyqtares i bënë në koridor biznesmenit Braho që të kthehet të marr zarfin. Nga ana tjetër, burimet thonë se pak muaj më parë Biznesmenit Braho i është vendosur tritol në nakinën e tij në Pogracdec, ku për pasojë ka marrë disa plag.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency