Investigimi “fake”, Sorosi dhe çështja CEZ-DIA

0
318

letra e cliford chancePara pak kohësh media e cilësuar si investiguese “Birn” lakoi emrin e kryeparlamentarit Meta si të përfshirë në një skandal që lidhej me marrje ryshfeti nga kompania që u krijua për mbledhjen e borxheve të ÇEZ shpërndarje. Por që në nisje të këtij “investigimi” pati dyshime të mëdha dhe ndwr to i pari që më së shumti i erdhi në mëndje shumëkujt dhe sidomos kolegëve të medias ishte: “A mund të cilësohet i paanshëm dhe i drejtë një investigim i kryer nga një media që në të shumtën e rasteve, shkrimet e saj financohen këmbë e kokë nga Soros?!”. Për të vërtetuar këtë mjafton të theksojmë se “BIRN” drejtohet nga Kristina Voko. Kjo e fundit, nga një kërkim i thjeshtë rezulton se ka qenë eksperte e shëndetit mendor në Fondacionin Soros. Po ashtu ajo ka qenë pjesë e zbatimit të disa projekteve që mbajnë vulën e SOROS. Ndërkaq për t’iu kthyer thelbit të çështjes, duhet të kujtojmë se në “investigimin” e saj kjo media përdori një dokument të protokolluar nga Clifford Chance në gjykatën e arbitrazhit më 30 qershor 2015; ku thuhej se DIA ka përfituar në total 4.5 milionë euro nga CEZ Shpërndarje, gjatë një periudhe gati një vjeçare nga Nëntori 2010 deri në Tetor 2011. “Brenda transfertave të lekëve që DIA mori nga CEZ Shpërndarje ishin…politikanë të rëndësishëm shqiptarë, përfshirë një ish kryeministër i proceduar për korrupsion…si dhe një zyrtar i ERE,” citoi “BIRN” studion ligjore pa u lodhur fare të investigojë për atë që ka detyrë: “Kush ishte ish-kryeministri që përmendte studio ligjore?!”. Por në të kundërt, me synimin e qartë për të krijuar një situatë aspak normale në vend, ku shanset e një komploti politik, mediatik dhe financiar ishin reale, “BIRN” vendosi gishtin tek kreu i Kuvendit i cili sipas saj ishte i vetmi ish kryeministër shqiptar që në dy dekadat e fundit është proceduar penalisht për korrupsion. Por në rast se kolegët tanë nuk do të lodheshin të investigonin kaq shumë, po thjesht të kërkonin në “google” do arrinin në përfundimin se ekzistonte edhe një ish-kryeministër tjetër që ishte akuzuar për korrupsion, si Vilson Ahmeti. Po ashtu, kjo media e përdori si në favor të saj mos reagimin e studios ligjore të përzgjedhur nga qeveria për shkrimin “investigues”, kur ndërkohë Clifford Chance sqaronte në letrën e saj të publikuar dje se nuk kishte folur në këto kohë pikërisht se kishte pritur përfundimin e arbitrazhit mes OSHEE dhe DIA. Deklarata e djeshme e studios ligjore angleze rrëzoi të gjithë atë që u cilësua si “zbulim skandali” nga ana e medias “investiguese” BIRN ose më mirë e medias së investigimi “fake” në këtë rast.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency