80-vjetori i lindjes së shkrimtarit, ngrihet Qendra e studimeve “Kadare”

0
221

KADARE-28_1Një Qendër për Studimet e Letërsisë Shqipe, e cila do të mbajë emrin “Kadare”, ka marrë jetë në 80-vjetorin e lindjes së shkrimtarit të madh. Ajo do të funksionojë pranë UET-së nën drejtimin e pedagogut Gilman Bakalli, me synimin për të ngritur një vatër të kritikës letrare.

“Hapim kështu një qendër të studimeve të letërsisë shqipe në një kohë kur kritika letrare thuajse ka vdekur në Shqipëri. Pikërisht në këtë kohë kur kritika letrare ka një nam kaq të keq, ne po vendosim një theks korrektiv për të treguar sesi mund të bëhet një kritikë letrare”, tha Gilman Bakalli.

Në po këtë ditë të shënuar, studiuesja Viola Isufaj ka promovuar botimin e saj, “Kadare, në letrat e sotme franceze”.
“Me këtë libër unë jam ndalur në dy pjesë, të cilat ndoshta duken sikur nuk kanë lidhje me njëra-tjetrën, por në një këndvështrim shumë të gjerë ato i bashkon reflektimi i letërsisë së Kadaresë në letërsinë franceze”, u shpreh Viola Isufaj.

Studimi sjell ndikimin e romanit “Kush e solli Doruntinën”, si pjesë e programit mësimor, me të cilin njihen rreth dy milionë nxënës francezë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency