Ministri i Brendshëm Tahiri: Nuk kemi mundësi të ruajmë të gjitha gratë e dhunuara

0
176

tahiriMinistri i Brendshëm Sajmir Tahiri është i vetëdijshëm për numrin e lartë të kërkesave për urdhër mbrojtje dhe për shifrat e larta të krimit në familje. Porn më të njëjtën kohë ai ka deklaruar se Policia e Shtetit nuk ka mundësi të jetë pranë çdo banese ku jeton gruaja që ka marrë mbrojtje nga gjykata. Në fillim të këtij viti një grua nga Saranda u vra në banesën e saj nga bashkëshorti. Ndërkohë që pak minuta më vonë ai i dha fund edhe jetës së tij.  Gruaja mësohet se kishte urdhër mbrojtje. Por ministri i Brendshëm Tahiri deklaroi : “Nuk jam i sigurt në kishte urdhër mbrojtjeje dhe dyshoj fort që kishte urdhër mbrojtje! Besoj që keni informacionin e pasaktë! E ke informacionin nga media besoj, e para; dhe e dyta, Policia e Shtetit nuk mban në mbrojtje çdo njeri që ka urdhër mbrojtje. Ka një keqkuptim shumë të madh. Ashtu siç ka një tjetër keqkuptim shumë të madh, sepse Policia e Shtetit nuk mund të mbajë në mbrojtje çdo njeri që është në arrest shtëpie! Nuk ndodh kjo në asnjë vend të botës.

Madje prandaj del nga burgu dhe mbahet në arrest shtëpie një njeri që të mos ketë policë te dera, përndryshe le të rrijë në burg! Ka një keqkuptim aq të madh lidhur me këtë, sa në çdo rast, edhe kur ikën një njeri nga arrest shtëpie, dhe ikën nga shtëpia, drejtohet gishti te Policia e Shtetit! Jo s’ka të bëjë kjo! Kjo ka të bëjë me analizën e prokurorisë dhe gjykatës kur vlerësojnë ndryshimin e masës nga arrest me burg në arrest shtëpie për një njeri. Dhe kur ikën duhet të drejtohet gishti i përgjegjësisë te institucionet që duhet të vlerësojnë nëse ky njeri ikën apo nuk ikën, mund të ikë apo jo! Sepse nuk ruhet me polic çdo njeri që është nëarrest shtëpie! S’mundet. Nuk ruhet me polic, çdo njeri që ka urdhër mbrojtjeje! Pra duhet të mësohemi të drejtojmë përgjegjësinë te institucionet që e kanë. Unë e kuptoj që policia ka arritur aq shumë suksese, sa ju mendoni që duhet t’i bëjmë dhe këto tjerat! Pors’i bëjmë dot! Unë besoj se e dhashë përgjigjen” , tha Tahiri.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency