Strategjia e planifikuar/ Projekti i pazbardhur i qeverisë, Shqipëria do shkatërrojë armë të vendeve të tjera

0
114

ministrja ne nje demontim armeshMinistrja e Mbrojtjes, Kodheli: Ndryshimet në qeveri i takojnë vetëm kryeministrit

Shqipëria  mund të kthehet në një vend që të përdorë kapacitet e saj për shkatërrimin e armatimeve të vendeve të tjera me synim kryesor përfitimin ekonomik nga ky proces. Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli deklaroi dje në një intervistë për “VizionPlus” se vendi ynë ka marrë eksperiencë nga procesi i asgjësimit te municioneve te tepërta dhe kjo gjë sipas saj mund t’i vlejë shumë Shqipërisë qe te përdorë këto kapacitete për shkatërrim e armëve të vendeve të tjera.  “Ne mund të kthehemi, bazuar në strukturën që ne disponojmë akoma dhe në ndërmarrjet tona ushtarake, në një vend, ose një qendër, që mund të japim ekspertizë për të tjetër, apo që mund ta bëjmë këtë edhe për të tjerët kundrejt të ardhurave. Kjo është për t’u parë. Ne në fakt kemi bërë suksesshëm një projekt pilot me Malin e Zi, ka qenë krejt modest, por që na ka bërë qe ne të rivlerësojmë dijet tona dhe nivelin tonë të ekspertëve dhe të marrin certifikatat e nevojshme nga strukturat ndërkombëtare, për të qenë të gatshëm ta ofrojmë këtë shërbim edhe të tjerëve”- tha ministrja. Kjo mundësi e kthimit të Shqipërisë në një pikë të demontimit të armatimeve të vendeve të tjera vjen vetëm pak ditë pasi përfundon procesi i demontimit të municioneve në Uzinën e lëndëve Plasëse në Mjekës të Elbasanit. Në këtë uzinë u asgjësuan mbi 34 mijë tonë municione mes tyre lëndë kimike, armë dhe municion. Por skenari për kthimin e Shqipërisë në një vend të shkatërrimit të armëve të vendeve të tjera duhet të marrë parasysh protestën e fuqishme të shqiptarëve në vjeshtën e vitit 2013, kur detyruan kreun e qeverisë Rama ti thonte “jo” demontimit të armëve kimike siriane në Shqipëri.

Masat për terrorizmin dhe qeveria

Duke folur lidhur mbi terrorizmin, ministrja e Mbrojtjes theksoi se edhe vendi ynë është burim i luftëtarëve të huaj. Dhe në këtë pikë problemi më ui madhe sipas Kodhelit nuk është largimi i tyre për të luftuar në vende të tjera por rikthimi në vend.  “Shqipëria dhe trojet shqiptare, për fat të keq edhe në rajon, edhe Bosnje Hercegovinën do ta fusim në këtë diskutim, janë burime të të ashtuquajturve luftëtarë të huaj. Kjo e bën të brishtë sigurinë e rajonit dhe  sigurinë e Shqipërisë, sepse problemi nuk është kur këta njerëz largohen për të bërë një luftë e cila nuk është e tyre, problemi është kur ata kthehen në vendin tyre, pranë familjeve të tyre, cila është qasja që ata kanë në shoqëri”- theksoi ministrja. E pyetur lidhur me qeverisjen e majtë në këto dy vite e gjysmë dhe mundësitë e rifreskimit të saj, Kodheli tha se kjo detyrë i takon kryeministrit të vendit.  “Unë e vlerësojë punën, nuk do të thoja timen, sepse ata e bën dikush tjetër, por punën e kolegëve maksimalisht. Unë kam parë impenjimin dhe seriozitetin e tyre në diskutime të çështjeve madhore, por pse jo edhe të çështjeve të vogla maksimale. Pastaj është në gjykimin e kryeministrit Rama për të parë se si kjo gjë ecën në dinamikë. Por unë ju siguroj se serioziteti me të cilin ne kemi punuar në këto dy vite e gjysmë, dhe do të vazhdojmë të punojmë, është maksimal dhe në ka një gjë që ka ndryshuar, është vënia në qendër e njeriut, e individit”- deklaroi ai. Ndërkaq sa i përket akuzave, Kodheli theksoi se,: “Ka një negativizëm që nuk vjen për shkak të rezultateve të punës tonë, por vjen për shkak të keqdashjes për të parë me sy miopi çdo gjë të mirë, çdo reformë që qeveria ka bërë dhe kjo nuk i vlen askujt. Nuk i vlen atyre, nuk na vlen ne dhe nuk i vlen shoqërisë shqiptare”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency