Çështja Çame, Idrizi: Zgjidhjen e ka vetëm politika

0
157

idriziÇështja Çame,  është thellësisht politike, dhe drejtësia mund të vendoset vetëm nëprmjet asaj rruge.  Kështu deklaroi kryetrai i Partisë për Drejtësi Integrim dhe Unitet,  Shpërtim Idrizi, në mbeldhjen e shoqatës Çamëria, duke theksuar se   tashmë kjo cështje është pjesë e rëndësishme e  axhendës poltike shqiptare. Kryetari i Partisë për Drejtësi Integrim dhe Unitet, Shpëtim Idirizi, ka deklaruar se çështja Çame,  mund të zgjidhet vetëm poltikisht. Ai tha, se tashmë kjo çështje është në axhendën e poltikës dhe diplomacisë shqiptare,  dhe rezoluta e ratifikuar ne Parlament është udherrefyese për këtë, ndonëse  sipas tij zgjidhja kërkon ende përpjekje.: Komuniteti i shqiptarëve të Çamërisë nuk është një komunitet virtual, ai është një komunitet i gjallë, është në këtë sallë, është në politikën shqiptare dhe do të jetë deri në realizimin e aspiratave tona për fitimin e të drejtave të munguara të shqiptarëve të Çamërisë. Idrizi ishte kritik mbi poltikën shqiaptre në përgjithësi, duke deklaruar se  traktati miqësisë me Greqinë,  i ka shërbyer vetëm shtetit Grek. Edhe ky traktakt miqësie ka vepruar vetëm për palën greke, duke hapur shkolla greke apo duke hapur varreza për ushtarët grekë të rënë nëterritorin e Shqipërisë, ku ne e dimë të gjithë bashkë se ata erdhën si pushtues në vendin tonë. Deklarat  e kryetarit të Partisë për Drejtësi Integrim dhe Unitet,  erdhën në  mbledhjen e  shoqatës “Camëria”, ku Abaz Hado, u zgjodh  si drejtues i ri i sajë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency