Në Kuvend mbërrin pr/ligji për sigurimin e depozitave

0
126

depozitatNë Kuvend ka mbërritur projektligji për sigurimin e depozitave, që parashikon zgjerimin e bazës së depozituesve të mbrojtur nga skema. Sipas këtij drafti, tashmë nuk do të mbrohen më vetëm depozitat e qytetarëve, por edhe ato të tregtarëve dhe shoqërive tregtare. Sipas të dhënave zyrtare, depozitat e këtyre të fundit përbëjnë 13% të totalit të depozitave në sistemin bankar. 

Skema e sigurimit të depozitave nuk do të përfshijë më vetëm qytetarët, por edhe bizneset. Një projektligj i ri për sigurimin e depozitave ka mbërritur në Kuvend dhe synon të zgjerojë bazën e depozituesve të mbrojtur nga skema. Në relacion theksohet se projektligji i propozuar merr shkas edhe nga rekomandimet e misionit të Bankës Botërore për vlerësimin e sektorit financiar në Shqipëri.

Ndryshimet synojnë zgjerimin e bazës së depozituesve të mbrojtur nga skema nëpërmjet përfshirjes së depozitave të tregtarëve dhe shoqërive tregtare në depozitat e sigurueshme.

Sipas të dhënave zyrtare, depozitat e tregtarëve dhe shoqërive tregtare që do të përfshihen në skemë arrijnë një vlerë prej 129.6 miliardë lekësh dhe përbëjnë 13% të totalit të depozitave në sistemin bankat dhe 6% të numrit të depozituesve.

Bankat i mbajnë dhe pasqyrojnë në zëra të veçantë të kontabilitetit dhe bilancit veprimet me depozitat e tregtarëve dhe shoqërive tregtare. Ndërsa subjektet, që nuk ndjekin veprimtari tregtare janë klasifikuar veçmas tregtarëve dhe shoqërive tregtare. Përfshirja e depozitave të subjekteve të tjerë në skemë duhet të jetë graduale me qëllim administrimin e rrezikut moral për subjektet anëtare dhe depozituesit. Përvoja e vendeve të rajonit për mbulimin e depozitave të subjekteve nuk është e unifikuar.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency