Gjesti human, shoferi ndalon autobusin për t’i lidhur këpucën gruas së moshuar

0
159

shoferiNjë shofer autobuzi në Cork të Irlandës, i cili shpenzoi vetëm pak minuta të ditës së tij për të ndihmuar një pasagjere të moshuar ka prekur zemrat e mijëra njerëzve me aktin e tij human.

Drejtuesi, i identifikuar si William Harris ndaloi që  gruaja e vjetër në moshë të dilte nga autobusi, kur vuri re se njëra nga lidhëset e këpucëve të saj ishte liruar, sipas Irish Independent.

Harris tha se gjyshja megjithëse e pa që i ishte çlidhur këpuca, nuk po qëndronte dot në këmbë.

Kështu që ai parkoi autobusin, doli dhe i lidhi asaj këpucën.

Një pasagjere tjetër, Clara O’Brien, më pas e postoi foton në Facebookun e kompanisë së autobusave duke vlerësuar veprimin fisnik të shoferit.

“Nuk kam parë kurrë dikë të bëjë diçka të tillë.Zonja ishte aq mirënjohëse sa që  puthi nga larg teksa autobusi u largua”- shkruante ajo.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency