Si mund të lexohet (mos)marrëveshja e brendshme Rama-Vasili dhe një pyetje për koalicionin

0
127

FMNNga Gëzim Saliu

Qëndrimi i fortë i sekretarit të Përgjithshëm të LSI-së Luan Rama ndaj qeverisë lidhur me raportin e FMN-së krijoi dje një “boom” të vërtetë mediatik. Sapo u dha deklarata nga selia e LSI-së, ajo u bë menjëherë lajm kryesor në të gjitha televizionet e portalet online, të cilat e përfshinë atë në vazhdimësinë e debatit mes PS dhe LSI për reformën në drejtësi si edhe ato më parë për ndryshimet në qeveri. Por duke lënë mënjanë trajtimin politik e po ashtu analitik të deklaratës, e cila në bazë edhe të çdo media merr trajta subjektive, nuk mund të mos nënvizohet gjuha e fortë e përdorur nga sekretari i Përgjithshëm i LSI-së ndaj qeverisë duke kërkuar më shumë përgjegjshmëri dhe angazhim në raport me parashikimet e FMN-së. Rama nuk nguroi të krijonte analogji me vitin e krizës 1997, nëse sipas tij nuk do merreshin masat konkrete për t’iu përgjigjur në kohë rekomandimeve të raportit të FMN-së. Por vetëm një orë më pas erdhi edhe reagimi që solli edhe përshtjellimin e mëtejshëm të çështjes. Numri 1 i grupit kuvendor të LSI-së e cilësoi qëndrimin e Luan Ramës, sekretarit të përgjithshëm të kësaj force si individual dhe jo të partisë. Por pyetja që lind vetvetiu në këtë mes është: “A mund të flitet për qëndrim individual kur Luan Rama e dha konferencën nga selia e LSI-së dhe për më tepër në thuajse në çdo frazë nënvizonte se “qëndrimi i LSI-së për këtë çështje””…. Dy mundësitë e kësaj (mos)marrëveshje mes dy ndër figurave kryesore të LSI-së janë: 1- Në vazhdën e qëndrimit të saj konstant kritik ndaj qeverisë për çështje të rëndësishme, LSI shprehu edhe dje përmes sekretarit të saj të përgjithshëm qëndrimin për raportin e FMN-së. Por ndërkohë deklaratat e forta mund të jenë përcjellë jo pozitivisht në krahun tjetër, e aq më tepër kanë ndikuar edhe më shumë në skenarin e përhapur mjaft mediatikisht tashmë për përçarjen e koalicionit të majtë. Në këto kushte reagimi i Vasilit shërbeu për të zbutur palët e për ti dhënë më shumë kohë të majtës për të sqaruar qëndrimet për çështjen. 2- Sekretari i përgjithshëm ka paraqitur në konferencën për shtyp krahas qëndrimit zyrtar edhe pjesë nga qëndrimi i tij personal që nuk kanë marrë miratimin nga kryesia e LSI-së, e cila më pas reagoi me kreun e grupit duke hedhur poshtë deklaratat në emër të partisë. Por sidoqoftë e vërteta e çështjes, ajo çka vlen të theksohet në këtë mes është se vorbulla e tensionit mes koalicionit të majtë është ende e nxehtë, megjithëse dimri ka arritur kulmin e tij me temperaturat e ftohta….

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency