Djali shpëtohet nga gorilla, 30 vite më vonë gjen pamje të atij momenti

0
145

gorrilaaKjo është historia që preku kombin: një djalë pesë vjecar, i cili u rrëzua pa ndenja dhe ra mbi kopshtin zoologjik, u mbrojt nga një gorillë mashkull i zi i quajtur Jambo, i cili qëndronte si roje para djalit për ta mbrojtur atë nga gorillat e tjera.
Tani, 30 vjet pasi pamjet bënë bujë në mbarë botën, Levan Merritt ka shpërndarë kujtimet e tij në Mail Online.
Incidenti, që ndodhi më 30 gusht të 1986, ka pasur një ndikim të thellë në jetën e tij, nga zhvillimi i një marrëdhënieje së përhershme me kopshtin zoologjik Jersey, e deri te ngacmimet që duhet të duronte në shkollë me pseudonime të tilla si: “Tarzan” apo “djali gorilla”.
Megjithëse se ngjarjet mund të kishin lënë shenja traumatike ai nuk ka hequr dorë nga dashuria për kafshët, duke përfshirë këtu dhe gorillat.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency