Përgatitni ilaçin e shijshëm për forcimin e imunitetit

0
142

 

auto_zhenxhefili1453116228Sezoni i gripi përsëri po godet, e sipas prognozave në muajin shkurt do ta arrijë maksimumin. Një nga simptomat e para të gripit është pikërisht fyti me dhimbje, e ne ju propozojmë që për ndryshim të provoni ilaçin e shijshëm natyral, të cilin mundeni ta përgatisni ju vetë. Për efektin shërues të xhenxhefilit dhe të mjaltit është thënë mjaft, e nëse këtij kombinimi të përsosur ia shtoni edhe disa përbërës, atëherë do të fitoni ilaçin e shijshëm që bën çudinë, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Mënyra e përgatitjes:

Merrni një enë dhe aty shtoni një gotë sheqer dhe ½ e shishes ujë, një lugë lëng limoni dhe një lugë mjaltë. Mjalti posedon përbërës të fortë antibakterial që ndihmon fytit të infektuar dhe me dhimbje. Më pas shtoni ½ e lugës xhenxhefil të bluar dhe ½ e lugës karafil të bluar. Shtoni zjarrin derisa përzierja të vlojë, e më pas përzieni mirë. E largoni nga zjarri dhe e lini të ftohet për 15 deri 20 minuta. Përgatitni një tepsi ku keni vendosur letrën. Me ndihmën e lugës shurupin e pikni në letër. Kur „bonbonet” të jenë ftohur, i shtoni edhe sheqer pluhur. Ilaçi juaj është i gatshëm.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency