Deklaratat e Ramës, reagon Basha: Shendetesia në ditën e saj më të keqe

0
127

 

lul-basha1Pas deklaratave të kryeministrit për sistemin shëndetësor reagoi kreu I opozitës I cili ndër të tjera theksoi se shëndetësia është në ditën e saj më të keqe. Ja deklarata e plotë e tij :  “Cdo bashkeqytetar qe halli e ka cuar ne dyert e spitaleve, eshte ndjere sot edhe me keq kur ka degjuar kokoshin qe flet nga nje salle me regji e me audience te sjelle me force per suksese dhe fitorje qe nuk i prek askush. E kunderta, shendetesia eshte ne diten me te keqe. Sepse shendetesia e kapi qe ne fillim per ta kthyer ne minieren me te madhe te perfitimeve permes atij qe njihet tashme si kampioni i korrupsionit, Ilir Beqa. Keto vite, ilacet humben sigurine, spitalet u mbushen me militante te paafte, mjeket e talentuar dhe infermieret me pervoje u dhunuan nga nje minister i paafte, nga nje qeveri injorante, e ditur vetem per te vjedhur. Mbi 360 milione euro qe mund te ishin investimi historik ne shendetesi u ndane me klientelen ne koncesionet me skandaloze qe kane ndodhur ndonjehere. 100 milione euro i dha Edi Rama mikut te tij me nje murator per sterilizimin, nderkohe qe spitalet po rrenohen nga cdo mungese, nga radhet e gjata e nga mallkimet e qytetareve qe nuk gjejne zgjidhje vecse duke nxjerre qindarkat e fundit. 120 milione euro i dha kokoshi dhurueses se tij per check up qe nuk e ben as 20 perqind e popullsise, por ama parate e shqiptareve jane dhene, jane futur ne xhep. Shko shih nje here ne pavionet e infektivit, te pediatrise, te kirurgjise, se si dergjet masa e madhe e pacienteve e familjareve te tyre, te drobitur e te shkaterruar nga financat, para se te rregullosh regjine e propagandes. Po sigurisht, ti dhe miqte tuaj e keni shendetesine per biznes. Korrupsioni eshte norma jote, stili yt i jeteses, po ajo qe ke bere me shendetesine me beqen tend eshte krim per te cilin do pergjigjesh para njerezve dhe votuesve qe i mashtrove, i vodhe dhe i le ne ne pike te hallit.”

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency