Lazarat/ 97 vjet burg për 9 anëtarët e “Grupit të Zjarrit”

0
175

 

lazarati-768x42697  vite burg në total ka dhënë Gjykata për Krimet e Rënda për “Grupin e Zjarrit”, që Qershorin e vitit 2014, qëlluan mbi policinë gjatë aksionit antidrogë në Lazarat.

Dënimi më i madh, me 18 vjet burg, u dha për Gate Mahmutajn, i cilësuar si drejtuesi i grupit.

Për djalin e tij, Vandam Mahmutaj dhe Klajdi Telemanin, togat e zeza vendosën ta dënojnë me 7 vite heqje lirie.

17 vite burg u dhanë për Arjan Bashën.

Ramadan Basha u dënua me 12 vite, po aq sa Endien Shametaj, Matias Boçaj dhe Alteo Haskaj, me nga 11 vite.

Ndërsa Drini Aliko u dënuam me 2 vite burg, për akuzën e moskallzimit të krimit.

Të gjithë këta persona përfitojnë ulje dënimi me 1/3, pasi kanë përfituar nga gjykimi i shkurtuar.

Për prokurorinë, këta shtetas, në bashkëpunim me njëri – tjetrin, kanë konsumuar veprat penale të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike, armëmbajtje pa leje dhe kundërshtim të forcave të policisë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency