Basha bie dakort me qëndrimin e LSI

0
163

lulzim-basha-e1430483315918Në mbledhjen e parë të grupit për 2016, kryetari i opozitës, Lulzim Basha, përshëndeti qëndrimin e kundërshtarit politik, Lëvizjes Socialistë për Integrim, për çështjen e gjithëpërfshirjes dhe konsensusit që duhet të marrë Reforma në Drejtësi.

Por nga ana tjetër, ai nuk la pa e shigjetuar atë, duke thënë se qëndrimi i LSI ka të bëjë me rivalitetin për ndarjen e pushtetit me Partinë Socialiste.

Basha mohoi një rikthim të mundshëm të aleancës me partinë e Ilir Metës dhe njoftoi se grupi i ekspertëve të Partisë Demokratike për Reformën, e ka përfunduar opinionin që do t’i dërgohet së shpejti për këshillim, Komisionit të Venecias, bashkë me draftin e ekspertëve edhe opinionin e Lëvizjes Socialiste për Integrim.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency