Kujdes, tharja e rrobave brenda në shtëpi mund të jetë vdekjeprurëse

0
160

 

ooTharje rrobat brenda shtëpisë rrit lagështinë e ambientit tuaj, ky veprim përbën një rrezik të vërtetë për shëndetin tuaj.

Në rastet kur ju vendosni rroba në një ngrohës, ato rrisin nivelin lagështirës në shtëpinë tuaj deri në 30%, duke krijuar një terren ushqyes për zhvillimin e mykut dhe kjo shkakton aspergillozën e mushkërive.

Çfarë është aspergilloza e mushkrive?

Aspergilloza është një lloj infeksioni i shkaktuar nga kërpudhat shumë të zakonshme të cilat formohen nga ajri i lagësht dhe pluhuri në ajër.

Për shembull, njerëzit me astmë mund të përjetojnë probleme të frymëmarrjes dhe një kollë të vazhdueshme, por edhe njerëzit e sëmurë, me imunitet të dobët, (njerëzit që i nënshtrohen kimioterapisë, SIDA apo ndonjë sëmundje tjetër) mund të preken më lehtë nga aspergilloza e mushkërive.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency