Korrupsioni në gjyqësor, 3 gjyqtarë do procedohen sot në KLD

0
148

kldKëshilli i Lartë i Drejtësisë  që do të mblidhet gjatë ditës së sotme, pritet të shkakroi nga detyra gjyqtaren e Laçit, Parashqevi Ademi, e cila është dënuar me 4 vite burg për akuzën e korrupsionit. Për gjyqtaren Ademi është shprehur me vendim  dhe Apeli i Krimeve të Rënda. Ajo u filmua  teksa kërkonte lekë në këmbim të një vendimi. Por sot do të  diskutohen masa disiplinore edh epër dy gjyqtarë të tjerë. Ata janë Enkeleda Doda nga Gjykata e Sarandës dhe Osman Aliu nga Gjykata e Kavajës, për të cilin KLD është mbledhur edhe herë tjetër.  Osman Aliu ndodhet i pezulluar nga detyra që prej 5 muaj. Ndërkohë për të ish- ministri Nasip Naço pati kërkuar pranë KLD shkarkim nga detyra.  Sipas kërkesës për procedim, Gjyqtari i Kavajës Osman Aliu ka kryer shkelje të rënda të ligjit. Është ky përfundimi i raport-inspektimit ndaj gjyqtarit Aliu që Ministria e Drejtësisë ka konstatuar, pas letrës që ministri i Punëve të Brendshme Saimir Tahiri i drejtoi presidentit Nishani për gjyqtarin në fjalë. Inspektorët e Inspektimit të Ministrisë së Drejtësisë konstaton shkelje të rënda ligjore në vendimet e dhëna nga gjyqtari në gjykatën e rrethit gjyëqsort Kavajë, Osman Aliu. Ky i fundit ishte një ndër emrat e gjyqtarëve që ju dërguan Presidentit të Republikës, Bujar Nishani, nga Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, ku kërkohej hetim dhe nisja e procedimit disiplinor.Tahiri i dërgonte edhe raportet për 9 raste vendimesh të dukshme të kundraligjshme në favor të disa të arrestuarve për vepra të ndryshme krimianle, mes të cilave edhe armëmbajtja pa leje.  Kontrolli i Inspektoriatit të Ministrisë së Drejtësisë, ka provuar dyshimet dhe konstatimet e denoncuara nga ministri Tahiri ndaj gjyqtarit Osman Aliu

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency