Braçe, sulm racist sipërmarrësit me origjinë nga Kosova, qindra reagime urrejtjeje ndaj tij…

0
182

Zv-Kryeministri Erjon Braçe ka sulmuar një ditë më parë një sipërmarrës të suksesshëm në bujqësi në zonën e Divjakës, për shkak se ai nuk është një mbështetës i rilindjes.

Braçe nuk i përmend emrin, por me etiketime raciste, të papranueshme në një komunikim të zakonshëm, dhe aq më shumë nga një zyrtar i lartë, e quan fermerin Ramir Hasa, si të ardhur.

Ky cilësim përçarës, që ndjell ndasi dhe urrejtje ka dalë nga goja e jo më pak se numrit dy të qeverisë.

Në këtë shënim të Braces në Facebook kanë vërshuar qindra komente që e telendisin zëvendësin e Edi Ramës, e kritikojnë, e dënojnë dhe e quajnë të papranueshme gjuhën e përdorur nga ai.

Po ashtu, shumë komentues kanë marrë në mbrojtje të sulmuarin nga Braçe, duke kujtuar ndihmën që ai ka dhënë për banorët.

Edhe më e papranueshme është gjuha e Braçes, kur merret vesh se bëhet fjalë për një person që e ka origjinën e largët nga Kosova. Dhe të parët e tij janë vendosur në Divjakë në vitin 1934.

Numri dy i qeverisë dhe zyrtari i lartë i PS që e konsideron veten parti patriotike, e quan të ardhur një kosovar, dhe e sulmon dhe e kërcënon.

Ky qendrim është një skandal i pahasur më parë, dhe meriton një reagim institucional.

Sipas llogjikës së Erjon Braçes, edhe Isa Boletini na del i ardhur.

Vetë fermeri, Ramir Hasa ka reaguar shkurt në rrjetin social, duke thënë se ai nuk është i ardhur nga Serbia, apo Rumania, por të parët e tij kanë zbritur nga Kosova në vitin 1934./MAPO

aaa

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here