Bujar Nishani i jep Getoarit nënshtetësinë shqiptare

0
131

getoar-selimiAi njihet nga të gjithë, është shqiptar i Kosovës dhe një prej këngëtarëve më të famshëm të muzikës “Rap”. Dihet edhe që ka shumë fansa për rrjetet sociale, pasi njihet si kreu i grupit “Babastars” apo si lider i grupit “Tingulli Trent”, që ka hedhur një sërë hitesh muzikore në tregun e muzikës shqiptare e jo vetëm. Por, nga data 11 janar e këtij viti, ai është bërë “100% shqiptar” dhe kjo falë dekretit të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani, i cili i ka dhënë atij shtetësinë shqiptare. Dekreti prek kërkesat e 7 individëve gjithsej, por mes tyre shquhet Getoar Ibrahim Selimi. Vendimi i marrë nga Presidenti bazohet në ligjin “Për shtetësinë shqiptare”, në propozimet e ministres së Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla, si dhe ministres së Kulturës, Mirela Kumbaro.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency