E rrallë/ Arkeologët anglez zbulojnë banesa të epokës së bronzit (video)

0
139

A4 3 2 1 5Arkeologët kanë shpallur zbulimin më të fundit, të asaj çka besohet të jetë banesa më e vjetër e epokës së bronztë, më e vjetra e zbuluar në Britani, duke siguruar një zbulim të jashtëzakonshëm të jetës pre-historike 3 mijë vjet më parë.

Shtëpitë e mëdha rrethore prej druri, të ndërtuara mbi disa këmbalec, u përfshinë nga zjarri dhe u rrëzuan duke u zhytur në lume, duke mbetur aty të pacënuara dhe të parrezikuara, bëri të ditur “Historik England”, një organ qeveritar që mbron zhvillimet dhe zbulimet historike.

Zbulimet e banesave në Whittlesey, në Anglinë qëndrore, për të cilat arkeologët thonë se ka ngrirë në kohë dhe që daton në vitet 1000-800 para krishtit, përfshijnë disa enë kuzhine dhe veshje të imta me endje.

“Jemi këtu në Britaninë e madhe duke kryer gërmime arkeologjike në një strukturë që duket se ka mbetur e pandryshuar ndër vite, çatitë e tyre janë këtu, dyshemetë dhe të gjithë përbërësit. Dhe si një njeri që jeton me historinë e lashtë të Britanisë kjo nuk është dicka që mund ta them çdo ditë, ndaj dua të them se është shumë e rëndësishme që ky zbulim është një fat i madh sepse ky është efekti Pompei” tha arkeologu Mark Knight.

Mes sendeve të zbuluara, rreth 2 metra nën sipërfaqen e tokës, ishin edhe disa rruaza ekzotike pjesë e një varseje, mjete të ndryshme, gota të rralla të vogla, lojëra me birila dhe kavanozë. Në disa prej kupave, ende dukej ushqimi.

Chris Wakefield, studiues nga Njësia Arkeologjike e Kembrixh, tha se ky zbulim është vërtet i pazakontë.

“Kemi zbuluar rreth 29 anije , që është një zbulim vërtet emocionues për ne arkeologët. Edhe ushqimi i zbuluar është i rëndësishëm për të mësuar sa më shumë detaje nga jeta prehistorike. Ky zbulim është një fenomen i rrallë jo vetëm për Britaninë por për të gjithë Europën” tha Wakefield.

Arkeologët thanë se në vendin e gërmimit, u zbuluan gjithashtu gjurmë të atyre që besohet se kanë jetuar aty.

“Mendoj se ky zbulim do të shihet në të ardhmen si pika e kthesës për arkeologjinë britanike” tha Duncan Wilson, shefi ekzekutiv i “Historic England”.

Këshilltari lokal, Ralph Butcher, tha se për të është e pashpjegueshme se si banorët e asaj kohe kanë ndërtuar këtu shtëpitë e tyre.

“Nuk e imagjnoj dot sesi ka qënë ky vend 3 mijë vjet më parë, mendoj i rrethuar vetëm nga uji, se mund të ketë qënë një ishull i vogël me pemë të larta” tha Butcher.

https://www.youtube.com/watch?v=0KTskqdRkS8

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency