Padia e Gjiknurit ndaj 3 ish-ministrave, Basha: Kjo është një lojë për tu hedhu hi syve të shqiptarëve, por “këto lojëra kanë marrë fund”

0
125

 

 

 

 

 

 

BKreu i PD-së, Lulzim Basha ka reaguar pas padisë së bërë nga Ministria e Industrisë

 

dhe Energjitikës, ndaj 3 ish-ministrave të qeverisë “Berisha”. Me anë të një postimi në profilin e tij në Facebook, Basha shkruan se kjo është një lojë për tu hedhu hi syve të shqiptarëve, por “këto lojëra kanë marrë fund”.

Lojërave me pseudo-padi për tu hedhur hi syve shqiptareve ju ka ardhur fundi. Kishin shansin për hetim të drejtë dhe të pavarur për këtë çështje nga dita e parë deri në ditën e fundit po nuk e bënë sepse e vërteta do të nxirrte në dritën e diellit vjedhjen e shekullit. Përkundrazi u investuan me kuç e me maç, me zara e Kopac që të ndalnin hetimin me ligj.

Kryehajduti Rama dhe Kusar Gjiknuri kujtojnë se duke paditur paditësin do ti shpëtojnë gjykimit për mega-aferën CEZ, vjedhjen e shekullit prej 600 milionë Euro. Kokoshi 200 milionë dhe zengjini i tij shpresojnë me kot se duke hedhur tym do të arrijnë të mbulojnë gjurmët dhe transfertat e tyre bankare off shore.

Tepër vonë. Janë kapur me presh ne duar. Do të paguajnë deri në kacidhen e fundit paratë që ju vodhën shqiptarëve. Qerrja e transparencës ndërkombëtare ka filluar të lëvizë. Nuk kanë për ta shantazhuar dot, nuk kanë për ta blerë dot, nuk kanë për ta ndalur dot me ligj të posaçëm siç ndalën përkohësisht drejtësinë shqiptare.

Ora po troket mbrapsht për Edi Ramen me 40 hajdutë”, shkruan kreu i PD-së Lulzim Basha në profilin e tij në Facebook.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency