Teatri Kombëtar Eksperimental/Drama “Karramel”, nga Kosova për publikun e Tiranës në ditët e fundit të vitit

0
130

 

 

 

kkkkkkkkkNë veprën me tekst e regji nga Naser Shatrolli, skenografia vjen nga Mentor Berisha, kostumografe Shirka Dermaku, dhe përzgjedhja muzikore nga Yann Tirsen, Muharrem Qena, Elina Duni, Cat Stivens. Drama shqiptare “Karramel” vjen për publikun në Tiranë në ditët e fundit të vitit, nën interpretimin e aktorëve të njohur nga Kosova. Në skenën e Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” shfaqja vjen mbrëmjen e 28 dhjetorit më regji nga Naser Shatrolli dhe interpretim nga aktorët Driada Matoshi dhe Ismet Azemi. Pranë teatrit bëjnë të ditur se kjo është dhe vepra e fundit teatrore që vjen në skenën e këtij institucioni gjatë këtij viti, ku me fillimin e 2016 në teatër do të ngjiten dhe shfaqjet e para premierë. Por vëmendja këtë herë shkon për një dramë që është mirëpritur dhe më parë në skenat e Kosovës. “Një dramë njerëzore e ndërthurur me thupra të absurdit për rrethana kosovare – shqiptare -universale, e mbetur pezull në kolovajzë kujtese. Mbase, “Karramel” është metaforë e mendësisë së mullirit të kafes që piqet e digjet brenda xhezves historike”, thuhet në shkrimin që shoqëron këtë shfaqje, që do të vijë në skenën e Tiranës mbrëmjen e datës 28 dhjetor për publikun. Vepra shfaqet këtë herë në TKE falë bashkëpunimit me Qendrën Kulturore Ferizaj- Teatri “Adriana”. Në veprën me tekst dhe regji nga Naser Shatrolli, në rolin e protagonistes me emrin Mel është aktorja Driada Matoshi, që do të gozhdohet në dërrasat e teatrit – për teatrin urban, për jetën urbane, për lirinë e saj të mbuluar me shami përvuajtjesh, për të mbjellë e një peme të re në sheshin “Nëna Terezë”. Maksi interpretohet nga Ismet Azemi, që do të ngelet në kujtesë për nostalgjikët e radios së vjetër, për hekurudhat e së shkuarës, për tryezën e begatë të Jugosllavisë së Titos. Në dramë është jeta e një familjeje. Fabula e veprës sjell një ditë të shenjtë – përkujtimi. Mel, bën marrëveshje me babain e saj për ta përkujtuar me një buqetë lulesh gurin e varrit të mamasë, dhe një darkë kujtese për të. Mel do të marr iniciativë për të falur babain. Ajo do ta testojë babain e saj për të verifikuar se a do të ishte i gatshëm që të pendohej njëherë në jetë. Në veprën me tekst e regji nga Naser Shatrolli, skenografia vjen nga Mentor Berisha, kostumografe Shirka Dermaku, dhe përzgjedhja muzikore nga Yann Tirsen, Muharrem Qena, Elina Duni, Cat Stivens. “Karramel” është një dramë me një strukturë të thjeshtë, regjisoriale e skenografike, ku personazhet shpërfaqin gjithë kulmin e marrëdhënieve të tyre, kufijtë e normalitetit të të cilave ishin kapërcyer shumë kohë më parë, ka pohuar mbi veprën regjisor Shatrolli.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency