Kërcënohet Miss Iraku …

0
141

 

 

missNjë 20-vjeçare është e para mbretëreshë bukurie në vendin e saj që prej vitit 1972. Por, pasi doli Miss Iraku, vajza është kërcënuar nga një telefonatë e terroristëve të ISIS-it.

Sipas medieve në Kuvajt, Shaymma Qazim Abdelrahman, ka marrë telefonatën kërcënuese pasi është shpallur Miss ditën e shtunë, në Bagdad. 20-vjeçarja nga Kirkuk është frikësuar shumë, pasi terroristët i kanë thënë që “të bashkohet me ata, përndryshe do ta rrëmbejnë”.

Pavarësisht se ajo është kërcënuar se do të rrëmbehet nga xhihadistët e Shtetit Islamik, Miss Iraku është shprehur se nuk do ta ndalojnë atë.

Duke folur për NBC-në, ajo tha: “Dua të provoj se femrat irakiane kanë vendin e tyre në shoqëri. Nuk kam frikë nga asgjë për shkak se jam e bindur se kjo që po bëj, nuk është gabim”.

Organizimi i këtij konkursi solli shumë zemërim nga besimtarët e vijës së ashpër dhe liderët fisnorë. Ata thanë se po kërcënohet morali publik.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency