Topalli: “Arritjet” e Ramës, nga zbrazja e vendit tek banditizmi dhe burgosja e qytetarëve

0
137

 

 

topalliNë seancën parlamentare të ditës së djeshme, ish-kryetarja e Kuvendit dhe ish-nënkryetarja e Partisë Demokratike ka renditur disa nga dështimet, që, sipas saj, ka pasur Kryeministri i vendit në këto dy vite e disa muaj qeverisje. “Doni të dini se cilat janë “Arritjet” e Kryeministrit?! Ja cilat janë: Triumfi i korrupsionit, zbrazja e vendit, burgu (38 mijë shqiptarë të burgosur), ekspozitat turistike kudo në botë, mafia e banditizmit, mos hapja e negociatave, borxhi mbi 73%, taksat më të larta për shoqërinë më të hapur, fëmijët jetojnë në varfëri, zgjedhje të vjedhura etj.”. Në fjalën e saj, Topalli citoi edhe një raport të publikuar në “New Yourk Times”, ndërkohë që theksoi se proteston në Parlament për hajdutëritë që kabineti qeveritar, sipas saj, ka bërë në qeverisje. “Sot në ditën e fundit të Parlamentit, protestoj kundër 28 tenderave që në 24 muaj ka marrë ministri në emër të tij, kundër koncesionit të hekurudhave, kundër koncesionit të dializës. Akuzoj Ramën për represionin që ushtron ndaj qytetarëve dhe sot shqiptarët janë në mjerim. Qeveria është aleanca e qelbësirave, ndërkohë që shqiptarët protestojnë për mjerim. Vendi po zbrazet dhe ky është rrezik dhe alarm”, – tha ajo.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency