Gjermani/ Libri famëkeq i Hitlerit “Mein Kampf”, rrikthehet prapë në shkolla

0
135

 

hiiiiVersioni i librit famëkeq të Hitlerit “Mein Kampf”, i ndaluar në Gjermani për dekada me radhë, nga janari do të rikthehet prapë në raftet e librave.

Shoqata e Mësuesve gjermanë janë shprehur se ky libër do të jetë pjesë e programit shkollor për të “imunizuar” adoleshentët kundër ideve fashiste.

Kjo shoqatë dhe social-demokratët kanë propozuar se libri duhet të mësohet që të rinjtë të jenë kundër ideologjive ekstreme të djathta.

“Përdorimi profesional i fragmenteve nga libri origjinal për ligjërim mund të jetë një mjet i rëndësishëm për imunizimin e adoleshentëve kundër politikave ekstremiste”, u shpreh presidenti i Shoqatës, Josef Kraus.

Më pas ai argumentoi se shkollat nuk mund ta injorojnë librin e Hitlerit.

Sipas tij , “Mein Kampf” është më mirë të mësohet prej një profesori të politikës se sa të rinjtë të hyjnë vetë në internet dhe të mësojnë për këtë libër pa asnjë udhëzim.

“Një libër monstruoz e i tmerrshëm sikurse ‘Mein Kampf’ me një gjuhë urrejtës duhet të mësohet nga ligjërues profesionist si pjesë e kurrikulës shkollore”, u shpreh zëdhënësi i Social Demokratëve për edukim, Ernst Dieter Rossmann.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency