Protesta/ Tabaku :Autokritikë për qeverisjen e PD-së, kemi bërë një gabim por kemi bërë një gjë shumë të mirë

0
118

 

 

 
ppDeputetja demokrate Jorida Tabaku ka dalluar një fjalën e saj sot gjatë protestës së të rinjve para parlamentit, duke folur hapur dhe bërë një autokritikë për qeverisjen e PD-së:

“PD-ja ka bërë shumë gabime, ndoshta nuk ka bërë gjithë të mirat e mundshme, ndaj jemi në opozitë, – tha ajo, – por kemi bërë një gjë shumë të mirë: Kemi vënë në qëndër të qeverisjes sonë të rinjtë, në parlament, në qeverisje, kudo, ndaj ne i themi jo modeleve që na afrohen, modeleve të vjedhjes e korrupsionit, modeleve që kanë bazuar karrierën e tyre në krime.

Ne jemi për të rinjtë e arsimuar me forcë e me energji. Falemnderit shumë që ishit me ne në 8 dhjetor, me në në 17 dhjetor dhe do të jeni në çdo shtëpi e rrugicë ku PD-ja proteston.

Rinia sot është në gjendjen më të vështirë ekonomike. Të rinjtë janë pa punë, ata stresohen më shumë, sepse qeveria ka rritur taksat pikërisht për ta. Sot ata nuk janë në qeverisje, sepse sot qeverisin kriminelët, sot ata nuk kanë mundësi ta thonë fjalën e tyre. Kjo nuk është ajo që ne duam. Për këtë arsye, PD-ja është një alternativë e qartë, që t’u japë atyre hapësirë, të jenë në administratë, se ne jemi partia e rinisë,” theksoi Tabak

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency