Kryebashkiaku Veliaj: Shumë e duan traditën e gjelit të detit, por nuk mund të ndotim qytetin!

0
119

 

veliaj-ne-baldushk-c1200x600Erion Veliaj e ka filluar punën si kryebashkiak me shumë pasion. Të paktën deri më tani. Ka ndryshuar pamjen e Tiranës, me aq fonde sa ka gjetur nga paraardhësi. I ndryshoi mënyrën e festës së kryeqytetit, duke i kthyer në ”qyteza feste” në shumë pika kyçe të Tiranës.

Por Bashkia e re nuk është më ajo deri tek cepi i komunave ngjitur, si dikur. Tashmë janë shumë ish-komuna brenda bashkisë, janë pjesë integrale e qytetit. Dhe po bën një punë të mirë duke e ingranuar fshatin me qytetin, që të dyja i shërbejnë njëra tjetrës. Qyteti përdor si pika turistike sa më shumë fshatrat ngjitur, si pjesë e bashkisë së re. Po Erioni e ndjell qytetin të shkojë të bleje ushqime, perime, mish tek fshatrat e bashkisë. Janë jo vetëm bio, porse i nxit këto zona të investojnë me shumë në drejtim të furnizimit të qytetit. Shtojnë fitimet nga pak e përditë dhe në pak vite bëhet një mekanizëm i gjallë funksionues që fshatrat profilizohen në drejtime të caktuara ku janë me shumë specialistë. Disa gjelin e detit, të tjerë vreshtin, disa perimet,etj.

Kjo është një politikë efektive dhe shumë dobiprurëse për të ardhurat e zonave përreth. Edhe tani për festat e fundvitit kryebashkiaku Erion Veliaj ka shkuar vetë për të promovuar gjelin e detit, ose ushqimin e çdo tavoline në këto festa. Ja se ç’shkruan ai në profilin e tij në Facebook:” Shumë e duan traditën e gjelit të detit, por nuk mund të ndotim qytetin! Nga sot tregu në Vishnje, ruan traditën e qytetin. Këtë fundvit, konsumo #MadeInTirana”.  Pra edhe ruan qytetin nga pisllëku që bëhej në fundviti edhe nga kjo traditë, por edhe nxit qytetarët që të shkojnë në këto zona për gjelin e detit, që siç thonë specialistët e mishit, është ndër më të mirët e gjelave të detit në Shqipëri.

Në fund të fundit për çka duhet një kryebashkiak? Jo vetëm për rrugët, që duhen; jo vetëm për shkollat , të cilat kanë nevojë për më shumë investime; jo vetëm e vetëm për shumë gjëra të cilat i duhen qytetarit, por edhe për të promovuar sa më shumë, siç bën për momentin, edhe të gjërave të cilave i duhen njërëzve në këtë festë fundviti.

Dikush thoshte këto ditë se Erioni është kthyer si një “agjensi turistike dhe reklamuese për Tiranën”. Po, shumë mirë që e bën edhe këtë gjë, pasi qytetarët kanë nevojë që të kenë një kryetar që të jetë i tyre e jo të rrijë kapërdisur majë Benzit apo të mbajë fjalime politike sa nga Shkodra në Sarandë, siç ka ndodhur më parë!
Në momentin që Veliaj fillon takimet politike nëpër Shqipëri nuk është më kryebashkiaku i Tiranës

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency