Aksioni i policisë Shkodër/ Pranga 4 të rinjve u kapën me armë e drogë

0
151

 

 

ARREfektivat e Komisariatit të Policisë Shkodër në bashkëpunim me Seksionin për Narkotikët në vijim të zbatimit të Planit Operacional për rritjen e parametrave të sigurisë publike duke goditur trafiqet e paligjshme të lëndëve narkotike, të Armbajties pa leje si dhe të mbajties nën kontroll të elementëve me tendenca kriminale, gjatë ditës së sotme bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

  • Edmond Franja, 26 vjeç, banues në Shkodër.
    • Rezart Gjergji, 37 vjeç, banues në Fushë Arres.
    • Armaldo Kola, 22 vjeç, banues në Fushë Arres.
    • Albion Kola, 22 vjeç, banues në Fushë Arres (vëllezër)

Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi:
Në aksin KryeBushat-Shkodër efektivët e Komisariatit Policisë Shkodër kanë ndaluar dhe kontrolluar automjetin tip AUDI me targa AA 141 KK që po udhëtonte nga Tirana në Shkodër me drejtues shtetasin Rezart Gjergji dhe pasagjer shtetasit: Edmond Franja, Armaldo Kola dhe Albion Kola.

Nga kontrolli i ushtruar nga forcat e Policisë , në automjetin tip AUDI janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale :
-Një pistoletë tip Berett.
-Një krehër me 8 (tetë) fishekë.
-Një çante me lëndë bimore e dyshuar Canabis Sattiva me peshë 11.6 (njëmbedhjetë pikë gashtë) gramë.

Gjithashtu po në vijim të planit operacional, në kuadër të kësaj ngjarje në kushte të flagrancës është bërë edhe kontrolli i banesës së shtetasve:
-Rezart Gjergji, në Fushë Arres.
-Albion & Armaldo Kola, në Fushë Arrës.
Nga kontrolli i ushtruar nga forcat e Policisë , në ambientin e banesës së shtetasve të lartëpërmendur janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale :
-Një qese me material bimor të dyshuar Canabis Sattiva me peshë 1.1 (një pikë një) gramë në banesën e shtetasit Rezart Gjergji.
Si dhe 30 (tridhjetë) fishekë pistolete në banesën e vëllezerve Kola.

Materialet i kaluan Prokurorise së Rrethit Gjyqësor Shkodër, përkatësisht për shtetasit:
-Edmond Franja për veprat penale “Prodhim shitje te lëndëve narkotike”, si dhe “ Mbajtje pa leje të armëve luftarake e municionit” parashikuar nga nenet 283 e 278 të Kodit Penal.

-Rezart Gjergji për veprat penale “Prodhim e shitje të lëndëve narkotike”, si dhe “ Mbajtje pa leje të armëve luftarake e municionit” dhe “Drejtim të automjetit në gjendje të dehur” parashikuar nga nenet 283 e 278, dhe 291 te Kodit Penal.
-Armaldo Kola për veprën penale “Mbajtje pa leje të armeve luftarake e municionit” parashikuar nga neni 278, i Kodit Penal.
-Albion Kola për veprën penale “Mbajtje pa leje të armëve luftarake e municionit” parashikuar nga nenet 278, i Kodit Penal.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency