Kauza e Parkut/ S’mund ti kërkosh partisë me 116 mijë votues në Tiranë, të mos protestojë

0
167

 

prove-c1200x600

Kritika ndaj forcës politike e cila lindi nga protestat mbarëpopullore, për të mos protestuar për një çështje, është më së paku mos njohje e normave të demokracisë

 

Gëzim Saliu

 

Duket ironike, por edhe kjo ndodh në Shqipërinë e 2016-ës.  Krahas atyre që u ankuan për dhunë të protestuesve ndaj policisë, duke harruar pushtimin e zonës së rrethuar Parkut nga qindra forca të rendit, dje nuk munguan as kritikat ndaj aktit të protestës së përfaqësuesve të Partisë Demokratike. Disa aktorë politikë, mediatikë si edhe shoqëror i janë kundërvënë aktit të demokratëve me (mos)arsyetimin sipas së cilit në këtë formë, PD po bëhet protagoniste në një protestë e cila deri më tani ka pasur aktor kryesor, shoqërinë civile. Por kush mund ta ndalojë opozitën e një vendi ti bashkohet një kuaze të një grupimi shoqëror? Pse kundër ndërtimit të një këndi lojërash në Parkun e Liqenit mund ta ngrenë zërin të gjithë e ndërsa ata që cilësohen si përfaqësues të qytetarëve në Kuvend, nuk mund të kenë të drejtën të shprehin kundërshtinë e tyre?

 

Çështja

 

Ti kërkosh forcës politike e cila lindi nga protestat mbarëpopullore, të mos protestojë për një çështje, është më së paku mos njohje e normave të demokracisë. Të vetmet “armë” që ka opozita e një vendi, janë fjala e lirë dhe aktet që përkthehen përmes  aktivitetit në Parlament si edhe tubimeve për çështje të ndryshme. Pavarësisht se në drejtimin e bashkisë së Tiranës u votua kandidati i së majtës, kjo nuk do të thotë se 116 mijë e 219 votuesit për kandidatin e PD-së në zgjedhjet e fundit lokale, Halim Kosova, nuk kanë asnjë vlerë. Ngritja e zërit të përfaqësuesve të PD-së ndaj projektit të bashkisë së Tiranës nuk mund të hyjë në hullinë e arsyetimit të “politizimit të kauzës” përderisa deri më tani në mbrojtjet të tij nuk kanë nguruar të shprehen përfaqësues të lartë të mazhorancës. Shprehja e kundërshtisë ndaj këtij projekti mbetet një e drejtë e demokratëve, si përmes artikulimeve në mbledhjet e Këshillit Bashkiak por edhe nëpërmjet protestave në zonën së rrethuar në Parkun e Liqenit. Por edhe nëse marrim anën tjetër të medaljes së kritikave që lidhet me përfitimin politik, mund të themi pa droje se edhe po ndodh realisht kështu nuk kemi të bëjmë me ndonjë mëkat. Shfrytëzimi i kundërshtive të grupimeve të ndryshme të shoqërisë kundrejt mazhorancës qeverisëse përligjet plotësisht në një shtet demokratik aktiv. Madje protestat e shoqërive civile apo grupimeve të tjera si parim, synojnë mbështetjen sa më të gjerë në kauzat e tyre , duke kërkuar kthimin mbrapsht të atij vendimi që përbën shkelje apo padrejtësi . I pyetur nëse protesta e demokratëve synon përfitimin politik dhe eklipson nga ana tjetër kauzën e shoqërisë civile, kreu i grupit parlamentar demokrat Edi Paloka deklaroi dje në një prononcim për opinion.al se,: “Në radhë të parë unë kam qenë aty si qytetar i Tiranës, pasi unë jam rritur në këtë qytet. Dhe kam shkuar aty për të mbrojtur parkun si çdo qytetar. Politikisht aty po ndodh diçka.  Ka shkelje të drejtave të njeriut. Duket qartazi padrejtësia e këtij shteti. Një njeri që rregullon tarracën e shtëpisë përfundon në birucë, kurse Erion Veliaj që shpenzon 700 milion lekë për të dëmtuar parkun, fle i qetë”. Po ashtu në të njëjtën linjë, edhe sekretariati për Burimet Njerëzore në PD Fatbardh Kadilli ka pohuar se,: “Ata qe nuk duan ta kuptojnë se protesta jone nuk është vetëm për pemët qe priten dhe parkun qe cenohet, me vjen keq, por kane zgjedhur rolin e gomarit qe shpreson qe kafshimi i ujkut te jete ender. Protesta jone është për ndalimin e paligjshmërisë qe mbrohet me police. Paligjshmëri qe shfaqet edhe tek një ndërtim ne park edhe ne mos respektim te vendimeve te Gjykatës Kushtetuese. Paligjshmëri qe shfaqet ne çdo aksion te qeverise”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here