Situata në burgje/Çfarë është Dokumenti i Politikave për uljen e popullsisë

0
173

mm

 

Prezantimi i Dokumentit të Politikave për uljen e mbipopullimit në sistemin e burgjeve u mundësua nga ekspertja e pavarur, dr. Evisa Kambellari, e cila shpjegoi se studimi është i ndarë në tre pjesë: në pjesën e parë bëhet një pasqyrë e përgjithshme e situatës në sistemin e drejtësisë, pjesa e dytë analizon faktorët që kanë çuar në mbipopullimin e burgjeve dhe shtimin e numrit të të paraburgosurve, ndërsa pjesa e tretë dhe e fundit përmbledh një numër rekomandimesh të dala nga studimi. Aktiviteti u organizua në kuadër të projektit të OSBE-së “Mbështetje për rehabilitimin dhe riintegrimin e të dënuarve”. Dokumenti prezanton situatën aktuale të zbatimit të politikave penale apo praktikave të organeve të drejtësisë penale, që ndikojnë në rritjen e mbipopullimit në sistemin e burgjeve, si dhe propozon rekomandime mbi çështje që duhet të bëhen objekt i rivlerësimeve të mëtejshme nga të gjithë aktorët e përfshirë në sistemin e drejtësisë penale në vend.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency