Cilësia e karburanteve/Koka: Problem cilësia e ajrit në Tiranë, shkak automjetet e vjetra dhe karburanti i dobët

0
165

 

ka

 

Ministri i Mjedisit, Lefter Koka, ka zbardhur disa nga vendimet që do të ndërmerren në kuadër të marrëveshjes së nënshkruar në Francë për ngrohjen globale. Mësohet se vendimet kanë të bëjnë me transportin dhe hidrokarburet. Sipas ministrit Koka, shqetësuese është cilësia e ajrit në disa zona në kryeqytet, ku si shkak kryesor rendit automjetet shumë të vjetra që qarkullojnë në rrugë si dhe cilësinë e dobët të karburantit që ato djegin. Gjatë fjalës së tij Koka shtoj se do të intensifikohet puna e institucioneve për kontrollimin e automjeteve dhe marrjen e masave për të gjitha automjetet që janë mbi 9 vjeçare, ndërkohë që për automjetet e tjera duhet me patjetër që të pajisen me katalizatorë. Më herët Koka, ishte i pranishëm në takimin në Francë, ku u nënshkrua edhe marrëveshja mbi ngrohjen globale, tha se sfidë mbetet shtimi i sipërfaqeve të gjelbëruara si dhe ndryshimet e kërkuara në fushën e ndërtimit. Ministri i Mjedisit, Lefter Koka, përshëndeti arritjen e marrëveshjes globale të Konferencës së Palëve në Paris. Ai e cilësoi arritjen e kësaj marrëveshjeje si historike, e cila do të sjellë, një klimë më të sigurte për planetin, jo vetëm për qytetarët e sotëm por edhe brezat që do të vijnë. “Jam i bindur që kjo është një sfidë globale, por nga ana tjetër Shqipëria dhe qytetarët shqiptarë do të mund të japin një rol pozitiv, në këtë sfidë globale dhe të konsiderohemi si kontribuues të një mjedisi më të shëndetshëm dhe jo si dëmtues të mjedisit. Kjo është një sfidë globale, por Shqipëria do mundet të japë rol pozitiv për të qenë kontribuues për mjedis të shëndetshëm, pasi Shqipëria ka emetim të gazrave serë prej 1.4 tonë për frymë”, – tha Koka. Pakti global i arritur në Paris parashikon strategjinë afatgjatë për mënyrat si shtetet do përballojnë ndryshimet klimatike që synon të pakësojë ndjeshëm rreziqet dhe ndikimet nga ndryshimi i klimës, kufizimin e emetimeve të gazeve me efekt serë në atmosferë, si dhe qëllimin final për mbajtjen e ngrohjes globale nën 2 gradë Celsius, me objektivin ambicioz që të mbahet në 1.5 gradë Celsius, kjo pa cenuar natyrën ligjore të Kontributeve në kuadër të miratimit të një instrumenti ligjor.
 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency