Kanë vepruar me goxha mend! Trondit gazetari: Muratajt ia kanë futur plumbin ‘miqtë’ e tij…

0
85

Grabitja e ndodhur në Rinas, ka sjellë një sërë reagimesh në rrjet, pasi sasia e parave që u morën ishte e konsiderueshme.

Një prej atyre që ka reaguar është dhe gazetari Armand Maho, i cilishkruan në se në rast se personi i vrarë është Admir Murataj, atëherë lekët e Rinasit në këtë moment po bëhen Mojito andej nga Karaibet.

Gazetari insiston që Murataj mund të jetë vrarë nga pjestarët e tjerë të bandës, në mënyrë që të mbyllej ccdo shteg për dyshime.

“Kanë vepruar me goxha mend. I kanë futur një plumb kokës njeriut më të kërkuar në Shqipëri duke mbyllur çdo shteg”, shkruan Maho.

Postimi i Armand Maho: 

Në rast se personi i vrarë është ai që thuhet, atëherë lekët e Rinasit në këtë moment po bëhen Mojito andej nga Karaibet.

Kanë vepruar me goxha mend. i kanë futur një plumb kokës njeriut më të kërkuar në Shqipëri duke mbyllur çdo shteg.

Qitja dukej që kish qenë nga afër. Atij, Murataj-t smund ti gjesh as kontakte as bashkëpunëtore, se po tja gjenin do ishte kapur i gjallë…

Tashmë ka heshtur përgjithmonë. Policisë si mbetet gjë tjetër vetëm të angazhoje lali Erin për ceremoninë e varrimit, mundësisht duke mbjellë dhe ndonjë pemë!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here