Simbolika e festës së Hanukës /Nishani: Harmonia fetare, në themel të kombit shqiptar

0
131

Nishani5-800x453

 

 

Qirinj dhe këngë tradicionale hebreje, simbolika e festës së Hanukës, mblodhi në ambientet e selisë së Presidencës personalitete të komuniteteve fetare në vend, ambasadorë dhe përfaqësues të këtij komuniteti. Në fjalën e tij kreu i shtetit, Bujar Nishani tha se kjo festë merr kuptim të veçantë në Shqipëri ku harmonia fetare është në themel të kombit.

Për ambasadorin e Izraelit, Boas Rodkin kjo festë tradicionale është edhe një mesazh për botën e sotme që kërcënohet nga terrorizmi.

Festa e dritave, apo e quajtur Hanukas prej tre vitesh tashmë festohet edhe në Shqipëri.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency