Ministri i Brendshëm/Mesazhi i Tahirit: Këta janë shkatërrimtarët

0
147

prishja te ministria

 

Lidhur me protestën e djeshme të Partisë Demokratike ka reaguar edhe ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, i cili shprehet se ishte vetëm një shfaqje e shëmtuar e fytyrës së shkatërrimtarëve të vërtetë. Ministri Tahiri gjithashtu ka falënderuar Policinë e Shtetit për punën e saj. “Kjo sot është fytyra e të shkuarës! Shqipëria e shëndetshme, po ndërton të ardhmen. Nuk jemi ende ku duhet, por nuk mund të kthehemi kurrë pas. Shfaqje e shëmtuar e fytyrës së vërtetë të shkatërrimtarëve! E shkuara nuk mban dot peng Shqipërinë! Faleminderit Policisë së Shtetit! Një tjetër dallim i madh me të shkuarën që kemi lënë pas”, – shkruan Tahiri në rrjetin social Facebook.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency