Tensione në protesta/ Nis shembja e bunkerit

0
125

ss

 

Zhvillimi i protestës ka sjellë përshkallëzim të situatës. Protestuesit kanë hedhur gurë, vezë dhe shkopinj drejt kryeministrisë.Gjithashtu, protestuesit tentuan të thyejnë kordonin me police vajza që rrethonin kryeministrinë, por pas tensionimit të situatës para godinës së qeverisë u vunë efektivë meshkuj.Protestuesit i kanë vënë flakën edhe pankartave me foton e kryeministrin Rama.Gjithashtu, manifestuesit kanë hedhur tymues, gaz lotë sjellës, shishe qelqi në drejtim të godinës së Kryeministrisë, po ashtu është parë një presion i linjës së parë të protestuesve, të cilët krijuan përplasje me punonjësit e policisë që janë në mbrojtje të godinës së Kryeministrisë.Gjithashtu mësohet se ka pasë edhe persona të të shoqëruarProtesta e opozitës nuk ka përfunduar ende. Në mbyllje të fjalës së tij kreu i PD-së, Lulzim Basha u bëri thirrje protestuesve që të drejtoheshin te Ministria e Brendshme, për të shembur bunkerin që ka nisur të ndërtohet aty para disa kohësh. Është fjala për bunkerin e kontestuar edhe nga ish-të përndjekurit politikë, një bunker që Qeveria thotë se ka formë simbolike dhe njëkohësisht do të shërbejë si hyrje për në tunelet antibërthamore që gjenden poshtë Ministrisë së Brendshme. Në këto momente turma është zhvendosur nga Kryeministria drejt Ministrisë së Brendshme, ku kane nisur perplasjet e para…

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency