Jonida Beqo në krye të Teatrit Metropol , u largua Suela Konjari

0
153

jj

Ish-drejtoresha e Qendrës Rinore, Jonida Beqo, do të jetë drejtuesja e re e Qendrës Kulturore “Tirana” (Teatri Metropol). Drejtoresha Suela Konjari u largua pasi ka përmbushur mandatin 4-vjeçar.
Suela Konjari, aktore dhe regjisore e talentuar i është përkushtuar gjatë katër viteve të punës në këtë teatër duke kulmuar me disa shfaqje të suksesshme, si “Arturo Ui”, me regji të Armand Borës, “Ata hyjnë pa trokitur”, etj…E pyetur se cilat kanë qenë kriteret e zëvendësimit të saj në detyrë vetë ish-drejtoresha Suela Konjari thotë se nuk e di se me cilat kritere është bërë zëvendësimi, por atë vetë me kod pune e kanë larguar nga detyra.Konjari është larguar pasi i është mbaruar mandati. Kështu na kujton se është zbatuar kodi “që punëdhënësi ndërpret marrëdhëniet me punëmarrësin duke respektuar njoftimin në kohe (sipas viteve te punes p.sh 4 vjet pune duhet të njoftohesh 2 muaj përpara”.
Po cilat janë kriteret e zgjedhjes së drejtoreshës së re?Për Jonida Beqon, një emër jo shumë i njohur në fushën e teatrit, mësojmë se ka mbaruar shkollën për regjisurë në Amerikë. Ndërsa drejtoresha e re e Teatrit të Metropolit e ka lënë prezantimin e saj nesër paradite për median. Drejtohemi tek faqja zyrtare e Bashkisë së Tiranës që ka në varësi Teatrin e Metropolit për të mësuar kriteret e konkursit, por nuk ekziston lajmërimi për ndonjë konkurs.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency