Valeri – Rozës / Qetësohu karamele…

0
206

 

valeri-roza

 

Një debat i nisur nga disa komente mes Valer Kolnikajt, ish-banorit të “Big Brother 8” dhe moderatores Roza Lati, në një emision, ka ndezur debat edhe në rrjetet sociale duke arritur deri në ofendime nga të dy palët.

Kjo përplasje nuk ka mbetur me kaq, madje pas një video të publikuar në “Instagram”, Roza e cilësoi Valerin si shushunjë që jeton me gjakun e të tjerëve. Dhe nuk kishte si të ndodhte ndryshe, Valeri i cili njihet për çiltërsinë që e karakterizon ja ka kthyer me të njëjtën monedhë!

“Të dija rosë, por më dole bibë… Qetësohu karamele! Natyra ime me sens protagonizmi e vë re se i bezdisë shumë personazhet tjerë, po çfarë t’iu bëj? Unë jam shumë spontan dhe realist me ato që bëj e them dhe për këtë ju pëlqej njerëzve, nuk lodhem për të bërë fansa si të tjerët e për të rënë në sy.

Dihet që e dua median dhe argëtohem në TV. Kjo vajza si shumë të tjerë u bezdis dhe po `ngacmonte` vetë që pa u ulur unë në panel. Mirë kur filloi me delirin e falsitete, se kështu bëjnë shumica e tyre që e duan vëmendjen por s’mund ta kenë! Sikur të mos mjaftonte kjo vazhdonte me kunja për mua, kur unë jam personi më realist që egziston”,- tregon Valeri për përplasjen mes tyre në emision.

Ai na rrëfen se vetëm buzët e bëra i përmenda, një gjë që duket lehtësisht.

“Veç buzët i përmenda, të tjerat jo, se mundohem të mos e rëndoj tjetrin edhe kur ma bën për borxh, le pastaj se nuk gënjen dot sepse duken lehtë ndërhyrjet! E quajti veten artiste, mamin divë, a thua se nuk i dimë ne ato gjëra.

Rita është artiste shumë e mirë dhe gallatë, po këtë ‘divën’ se kuptova dot. Ne e dimë të gjithë dhe e mbajm mend humorin me Rrushin e Cenit. Nuk u kujtua të reagonte në emision, por pas ca ditësh, madje duke ofenduar, hajt se i kalon (qesh) QETESOHU KARAMELE”,- përfundon Valeri.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency