Kajro, bombë në lokal nate, raportohet për 18 të vdekur

0
140

kajro

 

Të paktën 18 persona kanë mbetur të vdekur dhe 5 janë plagosur nga një shpërthim i ndodhur në një lokal nate në kryeqytetin e Egjiptit, Kajro.

Mediat lokale bëjnë të ditur se ngjarja e rëndë ka ndodhur në zonën e quajtur Agouza, e cila ndodhet në qendër të qytetit.

Sipas autoriteteve lokale, pjesa miq e madhe e viktimave janë punonjës të lokalit. Agjencia “Mena”, raporton se “tre persona në bordin e një motori, kanë lëshuar bombat molotov, që kanë shkaktuar një zjarr të fuqishëm në lokal, pastaj janë larguar”.

Faqja e gazetës “Alyoum 7”, ka publikuar fotot e para të sulmit dhe një video ku shihet lokali nga jashtë në flakë. Lokali është shkatërruar plotësisht.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency