Koreja e Veriut dënon sanksionet e SHBA, bllokada është akt lufte

0
160

Koreja e Veriut ka dënuar të shtunën serinë e fundit të sanksioneve të vendosura nga SHBA, duke e akuzuar atë se po përpiqet të minojë një përmirësim të marrëdhënieve ndërmjet dy Koreve gjatë Olimpiadës Dimërore, thanë mediat shtetërore në një deklaratë, sipas Reuters.

“Të dy Koretë kanë bashkëpunuar sëbashku dhe Olimpiada u mbajt me sukses,” tha agjensia e lajmeve KCNA, duke cituar Ministrinë e Jashtme të Koresë së Veriut.

“Por, SHBA solli kërcënimin e luftës në gadishullin koreanon me sanksionet në shkallë të gjërë ndaj RPDK-së  para ceremonisë përmbyllëse të Lojërave Olimpike,” tha agjensia shtetërore e lajmeve duke përdorur inicialet e emrit zyrtar të Veriut, Republikës Popullore Demokratike të Koresë.

Një bllokadë nga SHBA do të konsiderohej si një akt lufte.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here