Japoni: E lajnë smartfoni me ujë dhe sapun

0
131

 

 

cel-620x348Japonezët kanë shpikur celularin që lahet me ujë. Javën që vjen, kompania “Kyocera Corp” do të hedhë në treg telefonin e parë në botë, i cili mund të lahet me ujë e sapun. Ai quhet “Digno Rafre” dhe mund të blihet për 436 euro.

Në vigjilje të hedhjes në treg të produktit të ri, kompania ka lançuar një fushatë publicitare, që të kujton videot “si ta bësh vetë” në “Youtube”.

Ky smartfon mund të lahet me ujë e sapun nëse bëhet pis. Edhe nëse bie në një enë me ujë, mjafton ta fshish me një copë të thatë pambuku dhe ai funksionon sërish.

Kjo shpikje do të lejojë që njerëzit të pastrojnë më shpesh celularët e tyre, të cilët sipas studimeve më të fundit mbajnë 30 herë më shumë baktere se tualeti.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency