Media greke: Pakti për detin i vështirë, tani kanë ndryshuar rolet në Shqipëri

0
135

Media greke, “Kathimerini” e shikon të vështirë arritjen e një marrëveshje mes Tiranës dhe Athinës për cështjen e kufirit detar. Qeveria e Mitsotakis njoftoi se, pas marrëveshjeve me Italinë dhe Egjiptin, caktimi i kufijve detar me Shqipërinë është gjithashtu një synim i Athinës dhe për këtë arsye Nikos Dendias planifikon të vijë në Tiranë për diskutimet përkatëse, raporton abcnews.al.

“Kathimerini” thekson në analizën që bën se kryeministri i Shqipërisë Edi Rama duket i gatshëm të zgjidhë çështjet e vjetra mes dy vendeve, por shtojnë se kushtet politike që ndodhet vendi, “vështirë se do ta lejojnë që të vazhdojë me nënshkrimin e një marrëveshje.

Për më tepër, Shqipëria ka hyrë në rrugën e zgjedhjeve, të cilat do të zhvillohen në pranverën e ardhshme dhe ndarjet janë të mëdha. Tashmë me njoftimin e qeverisë greke për shtrirjen e ujërave territoriale në Jon me 12 milje, të cilat Rama i mirëpriti, opozita shqiptare dhe së bashku me presidentin e republikës e akuzuan se po shet detin”.

Në vijim të shkrimit, grekët kujtojnë me ironi faktin që ai që firmosi marrëveshjen në 2009, pra Lulzim Basha tani e kundërshton, ndërsa Edi Rama që e çoi paktin e parë në Gjykatën Kushtetuese e cila e rrëzoi, tani do marrëveshje.

“Ironia është se Rama, i cili tani dëshiron një marrëveshje me Greqinë e kishte bllokuar në vitin 2009 pasi u firmos nga Ministri i Jashtëm dhe kreu aktual i opozitës Luzlim Basha dhe Dora Bakojanis, duke e apeluar në gjykatën Kushtetuese, e cila e anulloi atë.

Tani rolet janë përmbysur. Rama po “kryqëzohet” si “tradhtar kombëtar”. Shoqëria shqiptare është përsëri në vorbullën e një polarizimi politik. Çdo gjë pozitive që ndodhur në marrëdhëniet greko-shqiptare kalon në një klimë mosbesimi. Anti-greqizmi në skenën politike shqiptare tenton të bëhet fitimprurës për vota, i nxitur nga propaganda turke” mbyllet shkrimi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here