Fundi i botës? Lufta Rusi-Turqi u parashikua 200 vjet më parë

0
184

 FUNDINëse do t’i besojmë një parashikimi të bërë nga dy mistikë plot 200 vite më pare, duhet të trembemi se jemi buzë greminës. “DailyStar” raporton se, lufta apokaliptike midis Turqisë dhe Rusisë që do t’i jepte fund botës sapo ka nisur.

Parashikimi është bërë nga dy prej figurave më të njohura në historinë hebraike, të cilët thanë se, një luftë botërore midis Turqisë dhe Rusisë do të na çonte drejt një Armagedoni – duke shkaktuar kështu frikë se jemi buzë asgjësimit total.

Orakulli hebre i quajtur Elijah ben Shlomo Zalman, kishte paralajmëruar hebrenjtë që të përgatiten për fundin e botës, kur Rusia uzurpoi Krimenë, pak para vdekjes së tij në vitin 1797.

Profecia eshtë zbuluar së fundmi dhe përkon me veprimin e Vladimir Putinit që aneksoi rajonin nga Ukraina, duke shkaktuar vitin e kaluar zemërimin ndërkombëtar.

Ndërkohë, orakulli tjetër i njohur si Vilna Gaon, kishte paralajmëruar se Rusia do të hyjë në luftë me Turqinë.

Nga e njëjta kohë vjen edhe nga Yisroel Israel ben Eliezer, i cili tha se, Rusia do të bashkohet me myslimanët para betejës finale.

Moska është bërë aleate me Bashar al-Asad, me regjimin Islamik në Iran dhe me grupin militant islamik Hezbollah në luftën civile në Siri.

Konflikti i çrregullt ka tërhequr edhe më shumë armiq të betuar nga anë të kundërta – duke përfshirë Rusinë, SHBA-të, Iranin, Arabinë Saudite, Francën dhe ndoshta tani Mbretërinë e Bashkuar.

Rusia ka kërcënuar se do të përdorë armët bërthamore kundër rivalit historik Turqisë pas rrëzimit të avionit.

Profecia e Vilna Gaon ishte ruajtur sekret nga stërnipi i tij, Rabbi Moshe Sternbuch, i cili e bëri publik për herë të parë vetëm vjet.

Fjalët e tij ishin pak a shumë kështu: “Kur të dëgjoni që Rusia e ka kapur qytetin e Krimesë, duhet ta dini që koha e Messiah ka filluar – se hapat e tij janë duke u dëgjuar. Dhe kur të dëgjoni se rusët kanë arritur në qytetin e Kostandinopojës, duhet të vishni rrobat Shabbat (Sabbath) dhe mos i hiqni – sepse Messiah ka për të ardhur”.

Kujtojmë se Kostandinopoja e djeshme, është Stambolli sot dhe njihet si qyteti më i madh e më i rëndësishëm në Turqi.

Ben Eliezer – i njohur si Baal Semi Tov, ose “Mjeshtri i Emrit të Mirë”, – dha një profeci të ngjashme.

Ai citohet të ketë thënë: “Rusët do të vijnë – ata do të vijnë dhe do të jenë së bashku me bijtë e Ismaelit”.

“Bijtë e Ishmaelit” janë muslimanë – që pretendojnë prejardhjen nga Ismaeli, bir i parë i Ibrahimit – i cili thuhet se u varros në Mekë.

“Daily Star” duke iu referuar ekspertëve te sigurisë globale, shkruan se, lufta civile në Siri është me të vërtetë një luftë për pushtet mes Arabisë Saudite dhe shteteve të tjera të Gjirit dhe armikut historik Iranit.

ISIS ka rrëmbyer këtë luftë dhe është duke u përpjekur të nxisë Perëndimin të futet në luftë mes Islamit dhe “Shteteve Crusander”, si Amerika, Britania dhe Franca.

NATO nga ana tjetër, është betuar se do të mbrojë çdo anëtar që sulmohet. Mbi këtë logjikë, nëse Rusia vazhdon të kërcënojë me hakmarrje për rrëzimin e avionit nga Turqia, ekziston një rrezik i vërtetë për një konflikt që mund të dalë jashtë kontrollit.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency