Policia e Vlorës ka gjetur sot në breg të detit një automjet tip Fuoristradë.
Mjeti i braktisur është gjetiu në zonën e njohur si Plazhi i Vjetër pothuajse të zhytur në ujë, rreth 150-200 metra larg nga bregu. Policia ka identifikuar pronarin e automjetit dhe ka nisur hetimet lidhur me këtë rast.
Dyshohet se automjeti ka tentuar të tërheqë në breg një gomone.