Ushtritë e Ballkanit, Kroacia e para, po Shqipëria?

0
160

Lista-2-620x358Lista-3

 

Nga shtetet e ish-Jugosllavisë, më së miri është renditur Kroacia e pasuar nga Serbia, ndërsa Sllovenia, Shqipëria dhe Bosnja e Hercegovina, në mënyrë të konsiderueshme janë më të dobëta ushtarakisht.

 

Është interesant fakti se në këtë listë nuk figuron fare Mali i Zi dhe Maqedonia, por as Kosova, meqë kjo e fundit edhe nuk ka ende ushtri. Kjo listë është krijuar duke u bazuar në më shumë se 50 faktorë, duke përfshirë popullsinë, personelin ushtarak aktiv dhe rezervë, numrin e aeroplanëve, tankeve, automjeteve të blinduara si dhe shumës së buxhetit që një shtet e shpenzon për mbrojtje. Gjithashtu janë marrë në konsideratë edhe burimet e financimit shtetëror, siç është nafta “Potenciali i Kroacisë është për gjysmë më i vogël sesa i yni. Megjithatë, ky shtet ka ambicie fantastike dhe mbështetje politike në ndërtimin e forcave të armatosura që do të ishin lider në rajon. Kroacia ndihmohet shumë për faktin se është anëtare e NATO-s dhe BE-së, derisa Serbia, edhe pse neutrale, nuk ka qëndruar pas neutralitetit të saj. Ushtria serbe aktualisht për fat të keq është inerte, dhe e lënë pas dore, dhe shpesh përdoret vetëm si dekor për tu fotografuar me politikanë”, shpjegon një ekspert serb.

 

Ai beson se për çdo ushtri, duke përfshirë edhe atë serbe, është e rëndësishme të ketë mbështetje të madhe morale, të qytetarëve dhe politikanëve, sepse historia ka treguar se ushtritë e fuqishme botërore shpesh i kanë humbur luftërat për shkak se nuk kishin një mbështetje të tillë.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency