Terroristët e ISIS-it në qytetin e Palmirës ekzekutuar publikisht 18 persona

0
137

 

iiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiTerroristët e ISIS-it kanë ekzekutuar publikisht 18 persona në qytetin e Palmirës, në qendër të Sirisë. Lajmi është bërë i ditur nga Observatori sirian për të Drejtat e Njeriut.

Sipas burimeve lokale, në mesin e viktimave janë edhe ushtarë të qeverisë të zënë rob në luftë si dhe persona të tjerë të akuzuar për bashkëpunim me regjimin sirian.

Palmira, e cila është edhe një nga zonat më të rëndësishme arkeologjike të botës për shkak të rrënojave romake, ka qenë edhe skenë e disa prej shkatërrimeve më të rënda nga ana e Shtetit Islamik. Ky vend ra nën kontrollin e militantëve të ISIS-it në maj të këtij viti.

Pak muaj më parë, xhihadistët hodhën në erë disa tempuj dhe monumente. Ndërsa në korrik, ata përdorën rrënojat e një teatri romak për të ekzekutuar 25 ushtarë.

Gjithashtu, në gusht ISIS-i ekzekutoi publikisht edhe 81-vjeçarin Khaled Al-Assad, i cili ishte drejtor i kësaj zone arkeologjike prej më shumë se 40 vitesh.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency