Vizita e Kreut të Kuvendit/Meta pritet në Itali nga Presidenti i Senatit, Pietro Grasso

0
113

meta interviste itali

 

Kryeparlamentari Ilir Meta u prit dje në Romë nga Presidenti i Senatit të Italisë, Pietro Grasso, me të cilin diskutuan për forcimin e marrëdhënieve ndërparlamentare dhe për zhvillimet në rajon. Meta dhe Grasso theksuan se projekti TAP do të rrisë bashkëpunimin mes Shqipërisë dhe rajonit të Puljas dhe se ky projekt është me rëndësi strategjike për sigurinë energjetike. Grasso nënvizoi se raportet e ngushta italo-shqiptare po vijnë duke u forcuar në të gjitha fushat, por mundësitë për të rritur cilësisht këtë bashkëpunim janë të mëdha, veçanërisht në ekonomi: “Vlerësoj peshën dhe rolin e Shqipërisë në Ballkan dhe ne jemi gjithnjë të gatshëm t’ju ndihmojmë të avanconi edhe më shpejt në rrugën tuaj evropiane, sepse besojmë se me reformat e duhura i gjithë Ballkani e ka vendin e tij të sigurt në Bashkimin Evropian”. Më herët, Meta u prit në Romë edhe nga kryetari i Komisionit të Politikave të Bashkimit Evropian në Senatin Italian, z. Vannino Chiti, me të cilin biseduan për forcimin e bashkëpunimit ndërparlamentar në kuadër të procesit të integrimit evropian të Shqipërisë.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency